Rusia thyen rekorde të reja, përkeqësohet situata në Finlandë, infektohen princin dhe princesha suedeze
Rusia të enjten theu rekorde të reja me 25,487 infeksione të reja dhe 524 vdekje nga covid-19. 0 Finlanda pranon se situata në vend është përkeqësuar ditëve të fundit, ndërsa në botë janë infektuar më shumë se 60,37 milion njerëz dhe kanë vdekur 1,420,556 , raportojnë agjencitë botërore të lajmeve.
Me 25,487 raste të reja të infektimit, Rusia ka gjithsej 2,187,990 raste.
Autoritetet gjithashtu raportuan vdekje rekorde 524 nga efektet e covid-19 në 24 orët e fundit, kështu që sipas shifrave zyrtare, 38,062 njerëz kanë vdekur deri më tani.
Numri i të infektuarve është rritur në të gjithë vendin që nga shtatori, por autoritetet po i rezistojnë mbylljes, duke thënë se masat e synuara duhet të mjaftojnë.
Kryetari i Moskës Sergei Sobyanin ka zgjatur vetë-izolimin e rekomanduar për qytetarët mbi moshën 65 vjeç dhe ata në grupe në rrezik deri në 15 janar si një masë paraprake për shkak të pandemisë së koronavirusit. Ai gjithashtu tha se të paktën 30 për qind e punonjësve të kompanive në kryeqytet, të cilët tashmë punojnë nga shtëpia, duhet të punojnë nga shtëpitë e tyre deri në 15 janar.
Moska, një qytet me më shumë se 12.5 milion njerëz, raporton mijëra raste të reja në baza ditore.
Situata me covid-19 në Finlandë po përkeqësohet me shpejtësiSituata me covid-19 në Finlandë është përkeqësuar në mënyrë drastike ditët e fundit, tha të enjten Kryeministrja Sanna Marin, por shtoi se qeveria beson se nuk ka ende arsye për miratimin e masave emergjente si ato në mars.Gjendja po përkeqësohet ditëve të fundikt në Finlandë për 100,000 banorë ishte 75.8. Pas Islandëse ka nivelin më të ulët të in fektimit në Evropë. Në rajonin e goditur më keq përreth kryeqytetit Helsinki, numri i rasteve të reja u rrit me gati 70 për qind javën e kaluar krahasuar me një javë më parë, sipas autoriteteve shëndetësore rajonale.”Situata e koronavirusit është përkeqësuar me shpejtësi në Finlandë. Numri i të infektuarve është rritur ashtu si edhe numri i atyre që kanë nevojë për shtrim në spital,” u tha Marin gazetarëve.”Sipas mendimit tim, ne nuk duhet të përjashtojmë ndonjë masë”, shtoi ajo, duke iu referuar planit të mundshëm të gjendjes së jashtëzakonshme. Qeveria të enjten u rekomandoi autoriteteve rajonale të mbyllin përkohësisht të gjitha vendet publike me rrezik të lartë në rajone ku numri i të infektuarve po rritet me shpejtësi. Rajoni përreth Helsinkit do të ndalojë të gjitha tubimet publike si në ambiente të jashtme ashtu edhe brenda, dhe fëmijët mbi moshën 15 vjeç po kalojnë në klasa në internet.Ukraina konfirmoi një numër rekord ditor të rasteve.Ukraina ka regjistruar një rekord 15,331 raste të reja të covida-19 në 24 orët e fundit, tha Ministri i Shëndetësisë Maxim Stepanov. Rekordi i mëparshëm më 21 nëntor ishte 14,580. Ai tha se numri i përgjithshëm i rasteve u rrit në 677,189 dhe 11,717 njerëz vdiqën.Në Hungari, 115 pacientë vdiqën në 24 orët e funditNë 24 orët e fundit në Hungari, 115 pacientë të moshuar që tashmë vuanin nga një sëmundje kronike kanë vdekur si rezultat i koronavirusit dhe 6,360 janë infektuar rishtas, njoftoi qeveria hungareze të enjten.Numri i përgjithshëm i rasteve që nga shpërthimi i epidemisë në vend është rritur në 192,047, ndërsa numri i vdekjeve është 4,229, raporton agjencia MTI. Tani janë 138,202 raste aktive, nga të cilat 7,537 janë të shtruar në spital dhe 640 pacientë janë në aparate për frymëmarrje.Budapesti ka numrin më të madh të rasteve.
Hungaria nuk ka plane për të kufizuar më tej përhapjen e koronavirusit, tha shefi i shtabit i Kryeministrit Viktor Orban.
Princi dhe princesha suedeze pozitiv
Princi suedez Carl Philip dhe gruaja e tij janë në karantinë pasi u testuan dhe dolën pozitiv, thanë nga Pallati të enjten. Princi, 41 vjeç, i katërti në radhë në fron dhe princesha Sofia, 35 vjeç, kanë simptoma të lehta si gripi dhe po ndihen mirë, shtoi deklarata.Dy djemtë e tyre janë në vet-izolim. Anëtarët e tjerë të familjes mbretërore, përfshirë mbretin dhe mbretëreshën, do të testohen të Enjten.Pallati njoftoi të enjten se një mjek në oborrin mbretëror ishte nisur në kërkim të kontakteve të tyre.Mbreti Carl Gustaf XVI, Mbretëresha Silvia, Princesha e Kurorës Victoria, motra e madhe e Carl Philip dhe burri i Victoria Princi Daniel do të testohen gjatë ditës.Familja mbretërore u mblodh për herë të fundit të premten në varrimin e vëllait të madh të mbretëreshës Sylvia.