in

Vepra e prof. Çettës është dëshmi e identitetit kulturor shqiptar

Në ambientet e Bibliotekës Kombëtare “Pjetër Bogdani”, është bërë përurimi i kompletit të veprave të Anton Çettës. Ky aktivitet po shënohet në kuadër të shënimit të muajin nëntor i cili është shpallur muaji i Anton Çettës.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit Vlora Dumoshi.

Kryeministri Avdullah Hoti, duke vlerësuar lartë kontributin e Çettës, tha se ai së bashku me ish-presidentin Ibrahim Rugova kanë bërë histori moderne.

Ministrja e Rinisë Kulturës e Sportit Vlora Dumoshi, tha se ky aktivitet po shënohet në kuadër të muajit të Anton Çettës, të shpallur nga kryeministri Hoti.

Ajo tha se duke e vlerësuar Çettën, si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar ka themeluar edhe çmimin Anton Çeta

“Viti 2020 shënon 100-vjetorin e lindjes dhe 25 vjetorin e vdekjes së profesorit Anton Çetta. Edhe sot së bashku jemi në aktivitetin e radhës të muajit të Anton Çettës të shpallur nga kryeministri Hoti. Sot promovojmë një pjesë të konsiderueshëm të botimeve të profesorit. Duke u cilësuar si një nga studiuesit më serioz të folklorit shqiptar kam themeluar çmimin Anton Cetta dhe mirëpresim nominime deri më 24 dhjetor”, tha ajo.

Hysen Matoshi, drejor i Institutit Albanogjik, tha se kompleti i veprave të Çettës përmban 13 vëllime e të cilat janë të njohura për lexuesin.

” Ky është projekt i një pune të gjatë e plotë sfida. Çeta me veprën e tij, pati qëllim të mbarë e fisnik. Ai i fliste së ardhmes, së kaluarës sonë. Me këtë vëllim ai do t’i flasë gjithë dijes sonë shqiptare”, tha ai

Leontina Gega Musa, shefe e degës së folklorit tha se vepra e Çettës është dëshmi e identiteti kulturor, shkruan Ekonomia Online.

”Ky vëllim është dëshmi e identitetit tonë kulturor. Ky vëllim është referencë e trashëgimisë sonë, traditës dhe dijes sonë në të kaluarën”, tha ajo.

Donika Çetta, vajza e Anton Çettës, u shpreh e lumtur për publikimin e vëllimit të veprave të babit të saj.

“Në këtë vit jubilar që shënon datë të rëndësishme na erdhi më ndryshe. Andaj ky muaj u kurorëzua muaj i Anton Çettës dhe për këtë u jemi mirënjohës si familje e popull. Ky vëllim pasqyron jetën dhe veprën e tij. Dëshira dhe nevoja për përmbledhjen e plotë të shkrimeve të babit nga unë dhe motra u mirëprit nga instituti qysh para 8 vitesh. Vështirësi financiare kemi pasur po i kemi kaluar. Përmes këtij kompleti do të vazhdojmë ta kujtojmë punën dhe kontributin e tij.

Lini një Përgjigje

Hoti: Anton Çetta ka bërë historinë moderne të Kosovës

S’ka rënie numri, 775 raste të reja dhe 15 viktima nga koronavirusi