in

Hi(s)ja e palëshuar e Diellit…

Fatmir Terziu

Jemi këndej, jemi andel… jemi gjithkund…, po aq dhe askund. Jemi në një fund, sillim i fundi. Një fund. Ky fund, edhe në këtë fund, na shfaqet si një fillim. Një fillim që nget edhe fundin, edhe fillimin e vet. Dhe ndjehet herë i qetë, herë trazavaç, herë filozofik, herë në të vetë, gjuan me qytën e fjalës dhe shpotitë me breshëri frazeologjizmash, madje edhe shpoton, madje edhe shpon me një heshtë të mprehur mirë në fondet e tij të pashkruara të historisë .., madje, madje edhe me matrapikë, që vjen nga vetë muzgu i errët e përditësë.Në këtë qasje ujësohet. Loton: “Në frazeologjizëm nuk ka presje. Në fjali nuk ka pikë”. E gjithë prurja e tij në këtë fund dhe në këtë fillim të këtij fundi është një errësirë. Të padielltë! Të pafat në kapjen dhe rrokjen e Hises së duhur të Diellit. Ia fal edhe vetë lotët muzgut që lind dhe vdes në errësirë.Dhe Ai afrohet në heshtjen e tij tumirëse të bëjë të urtin: “Edhe unë ua fal more bir!” Unë ia fal hisen time të Diellit, madje ia lus dhe Adem Istrefit, prej andej nga është përmendore letrare, t’ia sakrifikojë edhe hisen e tij të Diellit, atë hise që e braktisi fare, edhe zyrambajtësi i lodhshëm, edhe shkronjërenditësi i sotëm.Por ai si Ai, si politikani, zyrtari, si shkronjëtari, dëshirron gjithnjë, vetëm hesapin e tij. Dëshiron të mbetet në errësirrë. Dhe ai e di…Errësira vendoset shpejt pas perëndimit të diellit. Një veprim i tillë e kthen botën të bëhet një vend më i ftohtë, edhe pse duket paksa më i butë, që shpirtrat e lodhur të pushojnë.

Dhe Ai e di atje tutje cingërimën e syve në errësirën e ardhur prej tyre…Përfundon një cikël tjetër. Ri-ikën edhe një natë. Fshihet në errësirën e saj edhe ajo natë, e cila supozohet të jetë e mbuluar me yje. Mes atyre yjeve, që lahen në Galaktikë me madhështinë dhe dritën e tyre. Errësirat nuk janë askund.Dhe Ai e di… Errësirat edhe paqtohen në të tyren, gjithnjë sjellin vetëm rrëmujë. Erësirrat trazojnë mendje, trazojnë ëndrra. Mbi të gjitha, përveç rrëmujës e cila vjen dashur e pa dashur, errësira vjen e ulërin, sjell erën, sjell vetë botën në këtë fjali të papiktë në trishtim.Gjuha në një fund. Gjuha në një errësirë. Gjuha në këtë ndryshim. Morfologjia e trishtë. Sintaksa e fundit e ndryshimit. Po aq edhe zhurma e saj e zhurmshme në këtë fund pa fillin e fillimit.Dhe Ai e di… Duke mos dashur të humbasë shkëlqimin dhe lustrimin e tyre, pasionin dhe energjinë, ia kthen sytë përsëri me pa-vetëdije rrjetit tëposhtë nën hije me Yje. Një stilolaps i lodhur duke regjistruar këto ngjarje rrëmbehet me hakatarin e tij, tastierën, që goditet nga gishta të padukshëm në errësirë. 

Ndodh kështu, sepse, hedhja e fjalëve të mangëta në letër, që shprishen nga formatimi i kësaj makenierie të shkencës, “ë”-të dhe “ç”-të nuk do të bënte drejtësi.Kujtime të hidhura Kujtime të pavdekshme nën këto faqe.Dhe Ai e di…, nuk humben në asnjë mënyrë, edhe pas nisjes, në errësirë, atje tej duke lënë kokën pas për Hisen e (pa)lëshuar të Diellit.Duke shpresuar të ndezë një dritë për ata që kërkojnë t’i lexojnë ato ndjesi në atë roman të shkruar ngeshëm, dhe duke rilexuar “Lëshoma hisen e diellit”, sytë u ndjenë të qajnë, dhe leximi u përdrit… A e kishin fajin sytë?Deri në fund, fillon një cikël krejt i ri. Dhe agimi sjell dritën. Dhe drita e zbut  paksa erën. Për këtë me leximin e dritës në errësirë e bëj të pavlefshme humnerën. E ndjej të kem lexuar në këtë errësirë ziliqare, “Net Kosovare” dhe në tërësi alla-shqiptare, por edhe “Mëngjesi i së nesërmes”…Le ta supozojmë se është fillimi i ri i një fundi, që priste me kohë fillimim, jo vetëm të një dielli, të një drite, edhe të kësaj Dite.Le të kemi më shumë Diell … edhe për letrat shqipe. Eh, lexime të arta në sofat sedefi, të falenderohem nga thellësia e zemrës, Adem IstrefiJemi këndej, jemi andej… jemi gjithkund…, po aq dhe askund. Jemi në një fund, si fillim i një fundi. Një fund. Ky fund, edhe në këtë fund, na shfaqet si një fillim. Një fillim që nget edhe fundin, edhe fillimin e vet. Dhe ndjehet herë i qetë, herë trazavaç, herë filozofik, herë në të vetë, gjuan me qytën e fjalës dhe shpotitë me breshëri frazeologjizmash, madje edhe shpoton, madje edhe shpon me një heshtë të mprehur mirë në fondet e tij të pashkruara të historisë .., madje, madje edhe me matrapikë, që vjen nga vetë muzgu i errët e përditësë.Në këtë qasje ujësohet. Loton: “Në frazeologjizëm nuk ka presje. 

Në fjali nuk ka pikë”. E gjithë prurja e tij në këtë fund dhe në këtë fillim të këtij fundi është një errësirë. Të padielltë! Të pafat në kapjen dhe rrokjen e Hises së duhur të Diellit. Ia fal edhe vetë lotët muzgut që lind dhe vdes në errësirë.Dhe Ai afrohet në heshtjen e tij tumirëse të bëjë të urtin: “Edhe unë ua fal more bir!” Unë ia fal hisen time të Diellit, madje ia lus dhe Adem Istrefit, prej andej nga është përmendore letrare, t’ia sakrifikojë edhe hisen e tij të Diellit, atë hise që e braktisi fare, edhe zyrambajtësi i lodhshëm, edhe shkronjërenditësi i sotëm.Por ai si Ai, si politikani, zyrtari, si shkronjëtari, dëshirron gjithnjë, vetëm hesapin e tij. Dëshiron të mbetet në errësirrë. Dhe ai e di…Errësira vendoset shpejt pas perëndimit të diellit. Një veprim i tillë e kthen botën të bëhet një vend më i ftohtë, edhe pse duket paksa më i butë, që shpirtrat e lodhur të pushojnë.Dhe Ai e di atje tutje cingërimën e syve në errësirën e ardhur prej tyre…Përfundon një cikël tjetër. Ri-ikën edhe një natë. Fshihet në errësirën e saj edhe ajo natë, e cila supozohet të jetë e mbuluar me yje. Mes atyre yjeve, që lahen në Galaktikë me madhështinë dhe dritën e tyre. Errësirat nuk janë askund.Dhe Ai e di… Errësirat edhe paqtohen në të tyren, gjithnjë sjellin vetëm rrëmujë. Erësirrat trazojnë mendje, trazojnë ëndrra. Mbi të gjitha, përveç rrëmujës e cila vjen dashur e pa dashur, errësira vjen e ulërin, sjell erën, sjell vetë botën në këtë fjali të papiktë në trishtim.Gjuha në një fund. Gjuha në një errësirë. Gjuha në këtë ndryshim. Morfologjia e trishtë. Sintaksa e fundit e ndryshimit. Po aq edhe zhurma e saj e zhurmshme në këtë fund pa fillin e fillimit.Dhe Ai e di… Duke mos dashur të humbasë shkëlqimin dhe lustrimin e tyre, pasionin dhe energjinë, ia kthen sytë përsëri me pa-vetëdije rrjetit tëposhtë nën hije me Yje. Një stilolaps i lodhur duke regjistruar këto ngjarje rrëmbehet me hakatarin e tij, tastierën, që goditet nga gishta të padukshëm në errësirë. Ndodh kështu, sepse, hedhja e fjalëve të mangëta në letër, që shprishen nga formatimi i kësaj makenierie të shkencës, “ë”-të dhe “ç”-të nuk do të bënte drejtësi.Kujtime të hidhura Kujtime të pavdekshme nën këto faqe.Dhe Ai e di…, nuk humben në asnjë mënyrë, edhe pas nisjes, në errësirë, atje tej duke lënë kokën pas për Hisen e (pa)lëshuar të Diellit.Duke shpresuar të ndezë një dritë për ata që kërkojnë t’i lexojnë ato ndjesi në atë roman të shkruar ngeshëm, dhe duke rilexuar “Lëshoma hisen e diellit”, sytë u ndjenë të qajnë, dhe leximi u përdrit…

 A e kishin fajin sytë?Deri në fund, fillon një cikël krejt i ri. Dhe agimi sjell dritën. Dhe drita e zbut paksa erën. Për këtë me leximin e dritës në errësirë e bëj të pavlefshme humnerën. E ndjej të kem lexuar në këtë errësirë ziliqare, “Net Kosovare” dhe në tërësi alla-shqiptare, por edhe “Mëngjesi i së nesërmes”…Le ta supozojmë se është fillimi i ri i një fundi, që priste me kohë fillimim, jo vetëm të një dielli, të një drite, edhe të kësaj Dite.Le të kemi më shumë Diell … edhe për letrat shqipe. Eh, lexime të arta në sofat sedefi, të falenderohem nga thellësia e zemrës, Adem Istrefi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Rilexime nostalgjike: GJELOSH GJOKAJ, artist i shquar

Dëshmia e Qazmi Vulës që e ndihmoi Haki Tahën