in

Efektivi i policisë vritet nga i biri 7-vjeçar

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën, mesditën e kësaj të diele, ku një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë ka mbetur i vrarë aksidentalisht nga djali i tij 7 vjeç. Incidenti ka ndodhur rreth mesditës pranë Kopshtit Zoologjik teksa viktima, Roland Bicerri, 39 vjeç ka qenë nën shoqërinë e miqve të tij në një bar-kafe.

Efektivi kishte lënë armën e tij të shërbimit jashtë brezit ndërsa fëmija e mori dhe ka qëlluar në drejtim të tij. Një plumb në qafë i dalë nga arma e zjarrit tip pistoletë ka rezultuar fatale për efektivin që ka ndërruar jetë menjëherë.

Mësohet se 39-vjeçari prej rreth 10 vitesh ishte pjesë e strukturës së FNSH si dhe prej më shumë se 15 vitesh pjesë e uniformave blu.

Për zbardhjen e plotë të gjithë dinamikës së ngjarjes menjëherë është ngritur një grup hetimor nga drejtoria e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme në Ministrinë e Brendshme që pritet të marrë në pyetje edhe personat që ishin në shoqërinë e viktimës.

Gjithashtu në praninë e psikologut në pyetje pritet të merret edhe fëmija i mitur i efektivit që aksidentalisht qëlloi me armën e shërbim të atin e tij.

Lini një Përgjigje

Në Japoni vetëm gjatë tetorit vetëvrasja mori më shumë jetë se 10 muaj të Kovid 19

U arrestua njëri nga autorët e vrasjes së punonjësit të policisë Xhulio Prela