Shumë më tepër japonezë po vdesin nga vetëvrasja, që mund të përkeqësohet nga pasojat ekonomike dhe sociale të pandemisë, sesa nga vetë sëmundja COVID-19. Ndërsa Japonia ka menaxhuar epideminë e saj të koronavirusit shumë më mirë se shumë kombe, duke mbajtur vdekjet nën 2,000 në të gjithë vendin, statistikat e përkohshme nga Agjencia Kombëtare e Policisë tregojnë se vetëvrasjet u rritën në 2,153 vetëm në Tetor, duke shënuar muajin e katërt të rritjes.
Deri më tani, më shumë se 17,000 janë vetëvrarë këtë vit në Japoni.Megjithëse Japonia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme shkaku i virusit, bllokim apo orë policore nuk janë vendosur kurrë. Arësyeja është sepse ekspertët shqetësohen se kjo mund të ndikojë në shëndetin mendor, veçanërisht atë të grave që janë prekur në mënyrë disproporcionale këtë vit, me një rritje prej 83% të rasteve të vetëvrasjes në 851, krahasuar me një rritje prej 22% të meshkujve në 1302.
“Përveç kësaj, një seri njerëzish të famshëm japonezë të cilët kishin shumë fanse femra kanë marrë jetët e tyre në muajt e fundit”, thotë Koki Ozora, një student 21-vjeçar që ka krijuar ëebfaqen japoneze si dhe një vendtakim të quajtur “Një vend për ty” (Anato no Ibasho) për të këshilluar ata që gjenden në momente të tilla të vështira.Ozora shton se “Edhe pse media japoneze rrallë detajon specifikat e vdekjeve të tilla – qëllimisht duke mos u ndalur në metodë ose motiv – thjesht raportimi mbi këto raste shpesh shkakton një rritje të vetëvrasjes në publikun e gjerë.”
Si çdo vit, janë meshkujt ata të cilët më së shumti bëjnë vetëvrasje, por këtë vit duket se gratë janë kategoria më e rrezikuar. Gratë, të cilat kanë përgjegjësinë kryesore për kujdesin ndaj fëmijëve, kanë mbajtur barrën e humbjeve të punës dhe pasigurisë së shkaktuar nga pandemia. Ataojanë gjithashtu në rrezik më të madh të dhunës në familje, që sipas qendrave ndihmuese është përkeqësuar këtë vit, ashtu siç është përkeqësuar në të gjithë botëm.
Vetëvrasjet e fëmijëve, megjithëse një pjesë shumë më e vogël e totalit, janë gjithashtu më të larta.
“Ne duhet të përballemi seriozisht me realitetin”, tha zëdhënësi kryesor i qeverisë Katsunobu Kato këtë javë, duke njoftuar përpjekje të fuqishme për të këshilluar viktimat e mundshme përmes linjave për këshillim dhe mediave sociale.Psikiatrja me bazë në Yokohama, Chiyoko Ueda, në një intervistë të botuar këtë javë në një faqe lokale të lajmeve, tha se shqetësimet në shëndetit mendor të shkaktuara nga COVID ishin të dukshme në klinikën e saj. Ndër gjërat që ajo tha se pacientët i kishin thënë ishin se: “Vetëbesimi im është i ulët sepse brengosem për para; Situata e qëndrimit në shtëpi është duke ma shkatërruar jetën; unë dhe fëmijët e mi nuk shkojmë mirë”.
Japonia është ballafaquar me nivele të larta vetëvrasjesh për një kohë të gjatë dhe për arsye komplekse, por shifrat e përgjithshme kishin qenë duke rënë këtë vit, derisa nuk e përmbysën kursin në korrik – me sa duket solidariteti me moton “ne jemi të gjithë në këtë së bashku” kishte filluar të binte, dhe ndikimi i subvencioneve publike u zhduk.
Deri në këtë vit, Japonia kishte bërë përparim të qëndrueshëm për të zvogëluar vetëvrasjet, të cilat tejkaluan 34,000 në 2003-tën. Përmirësimi i këshillimit dhe përpjekjet për të luftuar karoshin, fjalë që përdoret për të përshkruar kur punon jashtë mase, ndihmoi në uljen e vetëvrasjeve në rreth 20,000 vitin e kaluar – numri më i ulët që prej rekord- mbajtjes që filloi në 1978.
Përktheu dhe përgatiti Valmir Mehmetaj