in

U arrestua njëri nga autorët e vrasjes së punonjësit të policisë Xhulio Prela

Policia e Shtetit e Shqipërisë ka mundur të zbardhë ngjarjen e rëndë të 5 dhjetorit, ku mbeti i vrarë me armë zjarri efektivi i policisë, Xhulio Prela, duke vënë në pranga një nga autorët dhe duke shpallur në kërkim një tjetër.

Pas një pune hetimore dhe duke verifikuar kamerat e sigurisë u bë i mundur identifikimi i autorëve të vrasjes. Për këtë arsye u vu në pranga shtetasi Nikollë Sherniku, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar bashkëpunëtori i tij në krim, B.M.

Nga tërësia e veprimeve dyshohet se shtetasit e lartpërmendur kanë qëlluar me armë zjarri efektivin e Policisë, Xhulio, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.

Xhulio Prela, 26 vjeç, efektiv policie i forcave të FNSH-së në Shkodër është ekzekutuar me armë zjarri më 5 dhjetor në aksin rrugor Lezhë-Milot, në zonën e Gajushit.

 

 

 

Lini një Përgjigje

Efektivi i policisë vritet nga i biri 7-vjeçar

Kinës duhet t'i tregohet ku e ka vendin