in

Edhe Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

 

Edhe ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, tash kreu i PDK-së, Kadri Veseli, i është konfirmuar aktakuza nga Gjykata Speciale, ka bërë të ditur PDK-ja përmjet një komunikate shtypi. Sipas komunikatës, z. Veseli lajmin për aktakuzën e ka marrë dje pasdite.

Derisa Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, dhe kryetar i Kuvendit të Republikës është dërguar në Hagë, Rexhep Selimi, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së udhëton sot për në Hagë, pasi që edhe atij i është konfirmuar aktakuza.

 “Dje pasdite, jam informuar nga Zyra e Prokurorit të Dhomave të Specializuara se gjyqtari i procedurës paraprake ka konfirmuar aktakuzën kundër meje. Përmes kësaj deklarate, dua t’i informoj qytetarët e Kosovës se kam bërë aranzhimet e nevojshme për të udhëtuar vullnetarisht drejt Hagës në mënyrë që t’u përgjigjem këtyre akuzave”. 

Në vazhdim të njoftimit thuhet se që kur Dick Marty publikoi raportin e tij të pabazuar, ishte e pashmangshme që kjo ditë do të vinte. Ishte e pashmangshme që akuzat e tij të padrejta do të duhej të testoheshin në një gjykatë, në mënyrë që t’u jepej fund njëherë e mirë. Kjo është arsyeja që unë e kam përkrahur themelimin e këtij tribunali, dhe kjo është arsyeja që unë tani jam i gatshëm që të luaj rolin tim në këtë proces.Kadri Veseli dorëzohet në EULEX

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është dorëzuar n EULEX para pak çasteve.

Burimet e IndeksOnline kanë konfirmuar se Veseli sapo ka shkuar në selinë kryesore të EULEX-it në Prishtinë.

Shkuarja e tij në EULEX është bërë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, pranë Dhomave të Specializuara në Hagë.

Lini një Përgjigje

A do të mundësohet tërheqja e 10-përqindëshit nga Trusti

Joe Biden shumë afër fitores