Komisioni për Legjislacion, në mbledhjen e sotme, që është caktuar të mbahet në orën 15:00, do të shqyrtojë Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit në mes të pikave të tjera të rendit të ditës do të jetë edhe votimi i Raportit me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin nr. 07/L-016 për Rimëkëmbjen Ekonomike – COVID-19.
Ky projektligj ka kaluar në Kuvendin e Kosovës në lexim të parë dhe nëse kalon edhe në leximin e dytë, qytetarëve do t’u mundësohet tërheqja e 10- përqindëshit të kursimeve në Trustin Pensional. Rreth kësaj teme ka pasur edhe kundërshtime të ndryshme se a duhet lejuar tërheqja e këtyre mjeteve apo jo, në këtë kohë pandemie. Parashikuesit e ekonomisë japin shifra se gjatë kësaj kohe mund të mbesin pa punë deri në 70 mijë punëtorë.