in

Joe Biden shumë afër fitores

Sipas The Associated Press, US Election Results,, Joe Biden prinë me votat elektorale në raport 264 me 214 sa i ka presidenti aktual Donalt Trump. Shtet ku ende nuk dihet fituesi janë Gjorgjia, Nevada, Karolina e Veriut dhe Pensilvania, nga të cilat Jou Biden prin vetëm në Nevada, kurse në të tjerat Donalt Trump.

Në secilën prej tyre gara është shumë e ngushtë, duke marr shembull në votimet në Nevada ku diferenca në vota mes kandidatëve është vetëm 8 mijë, si dhe ndryshimet e mëdha që ndodhin aktualisht, sikur në shtetin e Pensilvanisë që ka 20 vota elektorale, që janë më së shumti nga shtetet e mbetura, në të cilën udhëheq Trumpi. Mirëpo që nga dita e djeshme Biden ka ngushtuar dallimin nga 300 mijë vota në 160 mijë vota, duke u bazuar edhe në votat e pa numëruara të cilat janë me post dhe sipas analizave shumica e tyre i takojnë kampit demokrat, atëherë kjo e bën rezultatin final të zgjedhjeve ndër më të panjohurat në historinë e Amerikës. Me ritmin e tanishëm, Biden-it i duhen vetëm 6 votat elektorale të Nevadës që të arrij pragun prej 270 votave elektorale që të shpallet fitues. Por siç duket deri në fund nuk do kemi një fitues të qartë, që mund ta zgjas ankthin jo vetëm të votuesve amerikan, por të gjithë botës që po e përcjell me shumë vëmendje këtë proces.

Lini një Përgjigje

Edhe Kadri Veselit i konfirmohet aktakuza nga Specialja

Thaçi thërret konferencë të jashtëzakonshme për medie