in

Dy francezët e arrestuar, agjent të dyfishtë, të Rusisë dhe Serbisë?

Kjo ngjarje ka ndodhur ditë më parë kur zyrtarët e Policisë ndaluan një automjet të tipit Land Rover me targa ruse, ku ndodheshin dy persona, përcjell “Bota sot”.

Të arrestuarit kanë qenë një 68 vjeçar me inicialet B.G. dhe një 36 vjeçar me inicialet A.F.

“Dyshohet se të dyshuarit duke përdorur rrugët ilegale kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’ rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘Kalimi i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, ka deklaruar policia.

Mirëpo, ky arrestim natyrisht lë për të diskutuar mjaft shumë, pasi prania e tyre mund të kuptohet që të njëjtit mund të ishin agjent francez apo shtetas francez që kanë punuar nën direktivat apo edhe agjent të Rusisë.

Sikur francezët të kishin përdorur automjete me targa të tjera, ndoshta nuk do të ishin zbuluar, por udhëtimi i tyre me automjete me targa ruse, e ka bërë rastin të dukshëm, se ka një linjë bashkëpunimi, Rusi-Serbi-Francë.

Franca edhe në qëndrimet e saj ndaj Putinit dhe pushtimit të Ukrainës ka qenë më e moderuar, ka ofruar më pak ndihmë ushtarake dhe tjetër, në raport me fuqinë që ka dhe ndihmën që i kanë ofruar shtete dukshëm më pak të fuqishme se Franca.

Natyrisht që tashmë që nga lufta në Ukrainë prania e agjentëve rus në mbarë botën po vazhdon të diskutohet, mirëpo në Kosovë kjo shkakton tension të fuqishëm pasi ndërlidhet me situatën në veri, ku Rusia don të krijojë konflikt të armatosur duke i premtuar Serbisë ndihmë ushtarake dhe tjetër?

Burjani: Nëse janë agjent francez do të lirohen pa zhurmë, ndërsa nëse janë agjent rus atëherë do të ketë zhurmë!

Ai u shpreh se nëse janë agjent francez do të lirohen pa zhurmë, mirëpo nëse janë agjent rus do të ketë më shumë zhurmë dhe do të del edhe në opinionin ndërkombëtarë.

“Tash mbetet të vërtetohet dhe verifikohet nga Policia e Kosovës, dhe institucionet tjera relevante të Kosovës se kujt i përkasin ata agjentë. Nëse janë të shërbimit sekret francez ata do të lirohen pa zhurmë dhe në heshtje. Nëse janë agjent rus atëherë do të ketë më shumë zhurmë dhe do të del edhe në opinionin ndërkombëtare se çfarë kërkojnë agjentët rus në Kosovë, dhe cilat janë motivet. Siç e dini Kosova është vend ku s’ka viza as për shtetet që e kanë njohur Kosovën edhe për vendet që nuk e njohin, si edhe për ata që thonë se kurrë nuk do ta njohin Kosovën”, u shpreh ai.

Juristi më tej thotë që Kosova duhet të vendos viza për rusët dhe për pesë shtetet që nuk e kanë njohur Kosovën, njëjtë po vepron Spanja, pasi është koha që Kosova të ndihet e barabartë.

“Kosova duhet të vendos viza për rusët dhe për shtetasit e pesë shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, njëjtë po vepron Spanja, e cila edhe më keq nuk e njeh as pasaportën e Kosovën. Koha është që Kosova të ndihet e barabartë me të gjitha ato shtete që e njohin pasaportën e Kosovës, mund të lirohen nga vizat për hyrje në Kosovë. Për të tjerët nuk ka gjë, duhet të aplikojnë në procedura të rregullta”, thotë Burjani për “Bota sot”.

Qarri: Ato ditë ka pasur lëvizje të mëdha dhe hyrje-dalje, të pakontrolluar të bandave të kriminelëve nga Serbia

Ndërsa, analisti politik, Gani Qarri në një bashkëbisedim me “Bota sot”, thotë që kjo ngjarje që ndodhi së fundmi dëshmoi edhe njëherë se sa e pambrojtur dhe jashtë çdo kontrolli është ajo pjesë e brezit kufitar me Serbinë dhe sa shumë xhandar e policë nga Serbia, janë futur përmes rrugëve ilegale në Kosovë.

Vet fakti se vetëm dy-tri ditë para hyrjes në fuqi të masave të reciprocitetit me Serbinë u arrestuan dy shtetas “francezë” në veturë me targa ruse, në fshatin Jashanicë të Leposaviqit, dëshmoi edhe njëherë se sa e pambrojtur dhe jashtë çdo kontrolli është ajo pjesë e brezit kufitar me Serbinë dhe sa shumë xhandar e polic nga Serbia, janë futur përmes rrugëve ilegale në Kosovë, për përshkallëzimin e gjendjes, që me 31 korrik, ndodhi në veri të Kosovës”, thotë ai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Së pari vjen shamia, pastaj synetia e vajzave, mbytja me gurë e grave…

Vdiqen 12 veta dhe 31 u lënduan në një aksident në Kroaci