in

Disa persona janë vrarë dhe plagosur gjatë një sulmi në Vjenë

Disa njerëz janë plagosur pas një incidenti të shtënat pranë një sinagogë në kryeqytetin e Austrisë, Vjenë.

Nga sulmi në Vjenë raportohet se ka disa të vrarë dhe të lënduar.

Policia tha se operacioni në qendër të qytetit ishte duke vazhduar dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin të gjitha hapësirat e hapura dhe transportin publik.

“Ka disa persona të plagosur,” shkroi policia në Twitter.

Agjencia austriake e lajmeve APA citoi Ministrinë e Brendshme të vendit të thoshte se një sulmues ishte vrarë dhe një tjetër mund të ishte në arrati.

Ministri i Brendshëm i Austrisë, Karl Nehammer, ka bërë lutje që qytetarët të qëndrojnë nëpër shtëpi.

Ai po ashtu ka thënë se ky është një sulm i dukshëm terrorist.

 

Lini një Përgjigje

DioGuardi e përkrah Joe Bidenin për President të SHBA-së

Rrahje për zgjedhje në Podujevë, njëri zyrtar u bë për spital