Policia e Kosovës ka konfirmuar për rrahjen që ka ndodhur sonte në Podujevë ndërmjet Ekrem Rrahmanit, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Xhavit Avdiut, inspektor në këtë komunë.
“Sot rreth orës 19:00, policia ka marrë informacionin se në udhëkryqin e rrugëve Nuhi Gashi –Ilir Kunushevci në Podujevë, ka ndodhur një përleshje fizike mes dy personave”, ka bërë të ditur për Indeksonline zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se në këtë rast, i cili është cilësuar si lëndim trupor, një person ka pësuar lëndime trupore.
“Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që i dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, ka theksuar ndër të tjera Ahmeti.