in

Bursa e Uoll Stritit pret fitorën e Xhoe Bajdenit

Indekset kryesore të bursave tw aksioneve amerikane u ngritwn të martën në orët e para në Wall Street, tw nxitura nga spekulimet për fitoren bindëse të kandidatit demokrat Joe Biden, në zgjedhjet presidenciale të SHBA.Pak më pak se një orë pas fillimit të bursws, indeksi Dow Jones kërceu 2.06 përqind nga mbyllja e tregut të hënën dhe qëndroi në 27,478.75 pikë.Indeksi S&P u rrit 1.74 për qind, në 3.367.91 pikë. Ngritja më e lehtë u regjistrua nga Nasdaq Composite, me 1.57 përqind, në 11,129,49 pikë. Dobësoi dollarin, forcoi euron Aksionet e bankave u rritën më së shumti, gjë që u pasqyrua në kërcimin e nën-indeksit bankar me 2.6 përqind dhe spikatën aksionet e kompanive industriale Caterpillar dhe Honeywell International, me një fitim prej dy përqind secila.Tregjet jo vetëm që presin një fitore të qartë në Biden, por edhe reflacion të shoqëruar me shpenzime të larta fiskale”, shpjegon Chirs Bailey i zyrës në Londër të Raymond James.Investitorët filluan bastet për fitoren e Biden, pavarësisht njoftimeve për kontestimin e rezultateve të zgjedhjeve nga të dy kampet, dhe në një mjedis të tillë dollari u dobësua kundrejt një shporte me gjashtë monedha të tjera kryesore pasdite, me 0.44 përqind nga një mbyllje e mëparshme, në 93,618 pikë.Në të njëjtën kohë, euro u forcua ndaj dollarit me 0.58 për qind, duke tejkaluar 1.17 dollarë.Analistët besojnë se fitorja e Biden do të dobësonte dollarin pasi pritet të shpenzojë më bujarisht në stimuj dhe të lirojë politikën tregtare, e cila do të mbështeste monedhat e tjera në kurriz të dollarit.Rezultati i zgjedhjeve, megjithatë, është shumë i pasigurt dhe marrja e pozicioneve mund të dalë e parakohshme, paralajmërojnë ata.

Lini një Përgjigje

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Vjenë

U arrestuan dy të dyshuar në Zvicër për lidhje me terroristin