in

ISIS mori përgjegjësinë për sulmin terrorist në Vjenë

Shteti Islamik mori përgjegjësinë të martën për sulmin terrorist me armë në Vjenë që vrau të paktën katër njerëz.

Sipas Reuters, kjo është bërë e ditur në një deklaratë nga Agjencia e Lajmeve e grupit, Amaq, e postuar në Telegram.

Po sipas Reuters, deklarata u shoqërua me një foto të një burri me mjekër, të quajtur “Abu Dagnah Al-Albany”, duke thënë se ai sulmoi turmat në qendër të Vjenës të hënën me një armë dhe një automatik, para se të vritej vetë nga policia austriake.Ndryshe, rreth orës 20:00 të mbrëmjes së ditës së hënë një sulm me armë ishte raportuar në Vjenë të Austrisë.

Si pasojë kanë vdekur katër persona, si dhe njëri nga sulmuesit – shqiptar, ndërkohë është raportuar për rreth 20 të plagosur.

Policia austriake ka arrestuar 14 persona në bastisjet e lidhura me sulmin terrorist të së hënës.

Lini një Përgjigje

Amerikanët po votojnë për të zgjedhur Presidentin

Bursa e Uoll Stritit pret fitorën e Xhoe Bajdenit