in

U arrestuan dy të dyshuar në Zvicër për lidhje me terroristin

Dy zviceranë janë arrestuar sot në Zvicër, si të dyshuar për lidhje me sulmin e mbrëmshëm terrorist në Vjenë, në të cilën mbetën të vrarë të paktën katër persona.

Policia zvicerane ka njoftuar se arrestimi është kryer në bashkëpunim me autoritetet austriake.

Të arrestuarit janë një 18-vjeçar dhe një 24 vjeçar, të cilët dyshohet se kanë lidhje me kryerësin e vrasjeve në kryeqytetin austriak, shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, Kujtim Fejzullahi.

Ata janë arrestuar në qytetin e Winterthurtit, teksa policia zvicerane njofton se është në kontakte të ngushta me kolegët e tyre në Austri në lidhje me këtë çështje.

Përveç policisë, në operacionin e arrestimit sipas raportimeve janë përfshirë edhe prokurori publik i Cyrihut, Zyra Federale e Policisë (FEDPOL) si dhe policia e Winterthurit.

Lini një Përgjigje

Bursa e Uoll Stritit pret fitorën e Xhoe Bajdenit

MPJD: Armatosja e Serbisë nga Rusia kërcënon rajonin