Ish-emisari special amerikan për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, përsëri ka reaguar lidhur me qasjen e kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, ndaj politikave amerikane.
Në llogarinë e tij në Twitter, ai ka përsëritur qëndrimet e tij se Kurti është antiamerikan.
Sipas tij, Kurti do të jetë edhe kundër presidentit të ri amerikan, Joe Biden.
“Albin Kurti ishte kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamas dhe Joe Bidenit për Demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë përsëri kundër Joe Bidenit. Ai është me të vërtetë anti-Amerikë”, ka shkruar Grenell.