in

Lajçak përfundon vizitën në Kosovë – dialogu do të vazhdojë

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Prishtinë-Beograd dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, përfundoi sot vizitën e tij treditore në Kosovë.Gjatë vizitës së tij në Kosovë menjëherë pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, Lajçak informoi fituesin e zgjedhjeve, Presidentin e Vetëvendosjes Albin Kurti, në detaje mbi progresin e bërë në dialogun Prishtinë – Beograd që nga rifillimi i tij në Korrik 2020. Ata diskutuan gjithashtu hapat e ardhshëm përpara.“Kurti dhe unë kemi pasur një bisedë shumë të sinqertë dhe konstruktive. Derisa unë e kuptoj që Kurti do të i duhet pak kohë për t’u njohur me Dialogun dhe marrëveshjet e tij, si BE ashtu edhe SHBA presin që procesi i normalizimit gjithëpërfshirës midis Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë së shpejti. Jam shumë i kënaqur kur dëgjoj që Kurti e kupton rëndësinë e Dialogut, ” informoi Z. Lajçak.Në Prishtinë, Përfaqësuesi i Posaçëm Lajçak zhvilloi takime me Presidenten në detyrë Vjosa Osmani, Kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti dhe liderët e partive politike, përfshirë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe për të theksuar rëndësinë e unitetit në Dialog përtej linjave partiake.Ai gjithashtu u takua me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë, foli me ambasadorin e SHBA dhe informoi shtetet anëtare të BE-së mbi bisedat e tij.Duke përfituar nga mundësia për t’u takuar me gratë udhëheqëse politike, Përfaqësuesi i Posaçëm nënvizoi angazhimin e BE-së në promovimin e pjesëmarrjes së grave në të gjitha sferat e shoqërisë, përfshirë politikën.Lajçak mirëpriti interesimin e tyre të madh dhe rolin e tyre aktiv që nga fillimi i Dialogut.Nga Prishtina, ai vazhdon për në Beograd dhe Podgoricë si pjesë e vizitës së tij në rajon.

Lini një Përgjigje

Takohen kryeshefi i IPK-së dhe drejtori i Policisë

Grenell nuk ndalet: Kurti do të jetë edhe kundër Bidenit