in

428 raste të reja me koronavirus e 10 viktima në RMV

SOMERVILLE, MASSACHUSETTS - APRIL 28: Medical professionals pass each other a coronavirus test at a drive-thru testing site at Cambridge Health Alliance Somerville Hospital on April 28, 2020 in Somerville, Massachusetts. The city of Somerville is offering free testing to any resident who wants it, and requiring residents to wear masks in public spaces in order to combat the spread of coronavirus (COVID-19). (Photo by Maddie Meyer/Getty Images)

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 428 raste të reja nga koronavirusi i ri (COVID-19) me ç’rast numri i rasteve ka arritur në 23.628, transmeton Anadolu Agency (AA).

Po ashtu Msh-ja bëri të ditur se kanë humbur jetën 10 persona si pasojë e COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i viktimave në vend ka shkuar në 834.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 128 pacientë të tjerë të shëruar nga COVID-19, duke e çuar në 17.239 numrin e përgjithshëm të pacientëve të shëruar nga ky virus në vend, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive me koronavirus është 5.555.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 1.853 teste të dyshuara për COVID-19, ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 221.011 teste.

Lini një Përgjigje

Më shumë se 80 minatorë të Trepçës hidhen në grevë

Buxhovi: S’kam qenë kritik ndaj UÇK-së, po ndaj atyre që luftën e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre