Mbi 80 minatorë janë ngujuar në horizontin e 10-të të minierës Trepça në Stantërg.
Lajmin e ka konfirmuar Hysen Vrajolli, ushtrues detyre i drejtorit të Bordit të Trepçës.
Siç ka thënë ai, ata kanë filluar grevën për shkak se nuk i kanë marrë rrogat.
Vrajolli ka thënë se përkundër paralajmërimit të Qeverisë se janë ndarë 1 milion euro për Trepçën, ato nuk janë alokuar në xhirollogarinë e ndërmarrjes, shkruan KOHA.
“Ndërrimi i dytë i punëtorëve të minierës në Stantërg kanë filluar grevën, për shkak që nuk i kanë marrë pagat e tyre. Qeveria përkundër që ka njoftuar se janë ndarë 1 milionë euro nuk i ka alokuar ato në llogari të Trepçës dhe nuk janë paguar punëtorët” ka thënë u.d. kryeshefit të Trepçës”, ka thënë ai.