Historia Jusuf Buxhovi, autor i librit “Kosova” e shumë librave të tjera, ka vazhduar deklarimin e tij në lidhje me luftën e UÇK-së duke thënë se asnjëherë nuk e ka kritikuar luftën e bërë nga ajo si organizatë, por se ka qenë kritik ndaj atyre që kanë shfrytëzuar luftën për përfitime të tyre pas përfundimit të saj.
Buxhovi ka thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë dhe ndër luftërat më të fuqishme dhe se për herë të parë shqiptarët janë organizuar në këtë luftë.
Ai ka përmendur vrasjet e pasluftës, për të cilat siç ka thënë duhet drejtësi për to..
Lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, ndër luftërat më të fuqishme dhe lufta që shqiptarët e kanë bërë në këtë shekull, për herë parë janë organizuar, në të njëjtën kohë kam thënë se ka pas edhe akterë që janë përfshirë në të prej profiterëve, që luftën ta kthejnë në një favor të paqes. Unë nuk kam qenë kritik asnjëherë ndaj UÇK-së, jam kritik ndaj atyre që luftën e kanë shfrytëzuar për interesat e tyre dhe po vazhdojnë sot e gjithë ditën që me këtë diskurs të vazhdohet, sepse ajo që do të gjykohet do ta dëmtojë luftën. Kam qenë kritik se janë vrarë njerëz të LDK-së, por jo vetëm të LDK-së, janë vrarë 106 aktivistë pas hyrjes së forcave të NATO-së, janë vrarë 96 pjesëtarë të UÇK-së, ka thënë Buxhovi.