in

319 raste të reja në 24 orët e fundit, vdiqën 3 pacientë

Tiranë, 31 tetor

Jo zyrtarisht mësohet se mungojnë pjesa dërmuese e ilaçeve të domosdoshme për luftimin e Covidit. Gjendja është shqetësuese nëpër spitale.

MSH deklaron 319 raste të reja me COVID-19 në vend, ndërsa 3 pacientë kanë humbur jetën. Janë kryer 1534 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 319 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:141 raste në Tiranë, 38 në Fier, 15 në Pogradec, nga 13 raste në Elbasan, Kavajë, 11 në Korçë, 9 në Krujë, nga 8 raste në Durrës, Berat, Kuçovë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Lezhë, Tropojë, Sarandë, nga 4 raste në Shkodër, Vlorë, Mirditë, Patos, nga 3 raste në Kurbin, Rrogozhinë, 2 në Devoll, nga 1 rast në Kukës, Lushnje, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Bulqizë, Klos.

Tabela 30 TetorNë 24 orët e fundit janë shëruar 90 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,097 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet covid po trajtohen 301 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 3 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 72 vjeçare dhe 73 vjeçare nga Tirana, 81 vjeçare nga Berati, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Karantine totale?

Pompeo në Forumin kundër Antisemitizmit