in

Zjarri masiv po i afrohet Dhërmiut

Një zjarr masiv në Malin e Çikës vijon të jetë aktiv prej 3 ditësh. Pasditen e kësaj të mërkure flakët kanë avancuar në drejtim të zonave të banuara.

Tymi është përhapur thuajse në të gjithë Palasën e Dhërmiun dhe pushuesit kanë nisur të largohen.

Në terren janë vetëm zjarrfikësit e Himarës të cilët po ndjekin situatën në zonën e fshatit Dhërmi ndërsa punonjësit e ADZM janë përqendruar në fshatin e Palasës.

Lini një Përgjigje

Imami i xhamisë së madhe Bahri Sejdiu, me deklaratë publike !

Tërmeti shkund Elbasanin dhe Librazhdin