in

Zemaj: Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

Ish-ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Armend Zemaj, ka reaguar pas lajmit se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka neglizhuar nënshkrimin për sigurimin e vaksinave anti-Covid dhe nënshkrimin me kompanitë Pfizer dhe BionTech. Zemaj ka shkruar se një Qeveri, e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

Postimi i plotë i Zemajt:

Kapaciteti për udhëheqje tregohet në pozitë, parullat politike nuk janë funksionale po nuk pate dije, përkushtim dhe motiv për t’i dalë zot vendit në situata emergjente.

Një Qeveri e cila nuk di se si të sillet në oborrin e vet dhe kërkon dije e hapësirë veprimi në kojshi, çka mundesh më shumë me pritë në pandemi, përpos dështim.

Dështim për vaksina, me shumë se dhjetëra jetë të humbura çdo ditë nga Covid-19, numër i madh i të infektuarve, ulje e numrit të testeve, masa politike ku i mbyll qytetarët pa asnjë strategji, deklarata populliste por jo konsultim me profesionistët e fushës.

Më duket e pabesueshme që duhet të shkaktohen vonesa për nënshkrim të një kontrate e cila është hartuar në pajtim me ligjin dhe situatën e pandemisë. Do të ishte tepër dëshpëruese nëse kemi vonesa një minutë, lëre më një ditë, apo vonesa me muaj.

Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike. E pabesueshme çka mund të ndodhë!

Lini një Përgjigje

“Deri në lirimin e Dr. Ibrahim Hotit”, protesta e kolegëve të tij sot në Podujevë

Kajtazi: Zotëri ministër lëri kërcënimet, trego pse nuk e ke nënshkruar kontratën me Pfizer