in

Kajtazi: Zotëri ministër lëri kërcënimet, trego pse nuk e ke nënshkruar kontratën me Pfizer

Kryeredaktori i Gazetës Insajderi, Vehbi Kajtazi ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, se prokuroria duhet të nisë hetim ndaj Gazetës Insajderi pas publikimit të hulumtimit, ku thuhej se Vitia nuk e nënshkroi kontratën për sigurimin e vaksinave Pfizer.

Kajtazi i ka kërkuar Vitisë që t’i lërë kërcënimet dhe të tregojë se pse nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë Pfizer meqë tha se hulumtim i i Insajderit është i pavërtetë.

“Z. Minister, Lej kercenimet e dokrrat po pse nuk e ke nenshkru kontraten. Meqe po thu eshte rrene, lexoi dokumentet qe ty te nxjerrin ne rrene”, ka shkruar Kajtazi në Twitter.

Gazeta Insajderi ka publikuar të premten hulumtimin ku tregon se Arben Vitia nuk e ka nënshkruar kontratën me kompaninë amerikane për furnizim me vaksina.

Lini një Përgjigje

Zemaj: Shëndeti i qytetarëve mbrohet me vaksina, jo me parulla politike

Djemtë e heroit Jakup Ferri, Hasan Ferri me vëllezër në Shkup, 1911(Foto)