in

Zelensky parashikon fitoren ndaj Rusisë në 2023

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky parashikoi fitoren në luftën kundër Rusisë në vitin 2023, duke thënë se ajo do të vinte me punë të palodhur dhe jo me mrekulli, si dhe me ndihmën e partnerëve të huaj.

Në një fjalim gjatë natës së Vitit të Ri, ai tha: “Sot ka vetëm një dëshirë, dhe ajo do të realizohet jo me mrekulli, por me punën tonë, luftën tonë, ndihmën e ndërsjellë dhe humanizmin.”

“Gëzuar Vitin e Ri! Viti i fitores sonë.”

Udhëheqësi ukrainas aludoi për sulmet e përsëritura ruse që kanë shkatërruar sistemin e gjenerimit të energjisë, duke thënë se drita mund të gjendet tek të gjithë, edhe kur nuk kishte energji elektrike.

Zelensky e bëri parashikimin në një mesazh të shkurtër me shkrim për të uruar Vitin e Ri, një përpjekje modeste në krahasim me videon nëntë minutëshe të Krishtlindjes që ai publikoi më 24 dhjetor.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Gëzuar motmoti i ri 2023

Kosova hyri në Vitin e Ri- Gëzuar 2023!