Në 108 – vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit, sot në Prizren u zbulua shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Prizreni ishte kryeqytet historik e shpirtëror i Shqipërisë dhe i shqiptarëve.
Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë shumë personalitete të jetës publike, politike dhe veprimtarë që kishin ardhur nga Diaspora, Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Shtatorja u vu në rrethrrotullim, ndërsa folën personalite të jetës publike e politike. Në mbështetjen e shtatores dhanë kontributet e tyre mërgimtarët nga Zvicra, Amerika, Gjermania,Suedia, dhe vende të tjera.
Me këtë rast folën kryetari i Komunës së Prizrenit, Mutaher Haskuka si dhe Nue Oroshi, në emër të Shoqatës “Trojet e Arbrit’. Foto: Gjergj Prenkoçaj