in

Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa, vishet kuqezi

Kulla më e lartë në botë, Burj Khalifa në Dubai, është veshur  krejtësisht me flamurin kuqezi me rastin e festës së 28 Nëntorit, të cilën e festojnë krejt shqiptarët kudo në botë.

Këtë e ka bërë të ditur ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, i cili ka thënë se Dubai sonte është zbukuruar më shumë se kurrë.

“Sonte Dubai u zbukurua më shumë se kurrë. Në ndërtesën më të madhe në botë (Burj Kalifa) u ekspozua flamuri kuq e zi. Urime Dita e Flamurit”, ka shkruar ai në Facebook ku edhe ka postuar fotografitë ku shihet Burj Khalifa “e mbuluar” me flamurin kombëtar, shkruan klankosova..

Lini një Përgjigje

Zbulohet shtatorja e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prizren

“THE SHKYPETARS”