in

Zbulohen detaje të reja të vrasjes së vëllezërve në Maliq

Janë mësuar detaje të reja nga ngjarja ku mbetën të vrarë dy vëllezërit Olldashi. Burime për A2, bëjnë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur disa gëzhoja. Viktimat janë qëlluar me armë në kokë dhe në gjoks.

Dyshimet janë që ata janë ekzekutuar larg banesave.

Sipas informacioneve, 33-vjeçari Andrea Olldashi ka qenë me precedentë penalë, i dënuar për vjedhje dhe në vitin 2018 ka dalë nga burgu. Ndërsa i vëllai, Martin Olldashi, nuk ka precedentë.

Lidhur me ngjarjen, krahas Policisë së Korçës dhe Komisariatit të Maliqit dhe Pogradecit, po hetohet edhe nga Krimet e Rënda të Tiranës.

Lini një Përgjigje

Sot, në orën 15:00, hapet sistemi për aplikim në Trust

TRUST udhëzon të bëni kujdes gjatë aplikimit online për 10%