in

Sot, në orën 15:00, hapet sistemi për aplikim në Trust

Sot hapet sistemi elektronik (në orën 15:00) për të aplikuar të gjithë të interesuarit për tërheqjen e dhjetëpërqindëshit nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës që njihet si Trusti . Pagesa e dhjetëpërqindëshit nga Trusti për kontribuuesit bëhet 5-7 ditë pas ditës së aplikimit.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka njoftuar se sot në orën 15:00 do të hapet sistemi për të aplikuar për Fondin e Kursimeve Trust.

“Të premten, në orën 15:00, pasdite, hapet sistemi për të aplikuar për këto kursime”, ka njoftuar Hoti.

Në anën tjetër, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore, Sokol Havolli, tha se aplikimi për fondin e kursimeve është i lehtë.

“Aplikimi do të jetë shumë i thjeshtë. Në momentin e aplikimit numri personal dhe xhirollogaria duhet të jenë të sakta”, tha Havolli.

Andaj të gjithë të interesuarit aplikimin për tërheqjen e parave nga Trusti mund ta bëjnë që nga dite e sotme.

Lini një Përgjigje

Policia e Kosovës u sulmua mbrëmë në Zubin-Potok

Zbulohen detaje të reja të vrasjes së vëllezërve në Maliq