in

Vuçiq: Serbia është sulmuar sot!

Sherif Ramabaja

Serbia sot po sulmohet nga brenda edhe nga jashtë. Populli serb në rrezik të ekzistencës së tij. Mes protestuesve, sipas Vuçiqit, ka edhe mercenarë të huaj. Ne sapo e krijuam lëvizjen për popullin dhe Serbinë, që t´u kundërvihemi sulmeve armiqësore të brendshme dhe të jashtme, deklaroi Bërnabiç – ka.

Lëvizja e jonë do të masivizohet që ta mbroj shtetin dhe institucionet e tij, deklaroi i brengosur edhe Daçiqi, të cilit po ashtu po i luhaten postet dhe themelet. Në rast rreziku nuk i mbetet tjetër, përpos të kthehet në vendlindjen e tij në Kosovë ose Rusi që të kërkoj azil politik.

Kush po e sulmon Serbinë ende nuk është e qartë saktësisht: Perëndimi, NATO, shqiptarët, boshnjakët, kroatët apo të gjithë së bashku. Sulmuesit e vërtetë ende nuk dihen, po armiku duhet të identifikohet me emër e mbiemër. Pa një armik të verifikuar, nuk do të dihet se ndaj kujt duhet të drejtohet lufta. Vuçiqit, fronti po i hapet si duket nga të gjitha anët.

Më me dëshirë, në radhën e parë të armiqve, do ti kishin vënë shqiptarët dhe Kurtin, por hetimet janë në përfundim e sipër.

 Vetëm lufta mund ta shpëtojnë shtetin dhe pushtetin, mendojnë udhëheqja serbe me Gjuriqin, Vulinin, Daçiqin e Bërnabiç kën, sepse Vuçiqi është mbyllur në bunkerin rus, duke i hartuar planet për mbrojtjen e Serbisë.

Kapitullimin tonë po e dëshirojnë më së shumti shqiptarët, kroatët, boshnjakët,  etj. Ata po bëhen gati që ti ndjekin serbët nga trojet e tyre. Po nuk i mbrojtëm ne, Kosova do mbetet pa serb, pastaj çdo bëhet me Sanxhakun, Vojvodinën, Luginën, Republikën Serbe në Bosnje etj.

 Këto gjëra nuk po e marrin parasysh studentët dhe protestuesit. Aq po u bënë atyre për Kosovën, e vendet e tjera të shenjta serbe nëpër Ballkan, Evropë e Botë.

Kurti ua grabiti serbëve të gjitha institucionet. I largoi nga puna, ua mori Bashkitë, policinë, gjyqësinë, dinarin, bankat, postën, institucionet paralele, tabelat e automjeteve, kriptovalutat etj. kurse tash po ua merr edhe armatimin, pirunët, thikat e kuzhinës, çekanët, sëpatat, sharrat, pjatat, eksplozivët e tërë pasurinë. Si do të jetojnë ata me ekzistencë të rrënuar e pa siguri. Ne të gjithë së bashku, me ndihmën e Putinit dhe të Lawrowit, e kemi mbajtur gjallë Serbinë në Kosovë, kurse protestuesit janë ngritur që të gjitha kompetencat e serbëve, t’ia dorëzojnë Kurtit.

Me decenie po luftojmë për shtyrjen e marrëveshjes, për t´u dhënë prioritet çnjohjeje, kurse këta kërkojnë të më largojnë nga pushteti pa votë.

Po kërkohen rënje të kokave, po nuk po dihet saktësisht se si është zier dhe nga kush po udhëhiqet kjo luftë, nga brenda apo nga jashtë, apo nga të gjitha drejtimet.

Unë nuk jam si Asadi që ta lëshoi vendin dhe t’ia grabiti popullit pasurinë. Detyra ime është të qëndroi këtu, në mbrojtjen e vendit tim. Këtë e kam thënë sa, e sa herë. Byronë time nuk e dorëzoi. Ajo është gjithçka për mua. Askush nuk më detyron dot që ti vendosi sanksione Rusisë, e as të mos e dua Kinën.

Dikush si duket keq na e punoi. Sapo e nënshkrova marrëveshjen me EU për Litiumin, që ta zhvilloja Serbinë, na e ndezën fitilin.

 Siç po shihet këtu ka hyrë një dreq i madh, jo vetëm financiar, po edhe politik. Po tentohet shkatërrimi i Rusisë dhe në të njëjtën kohë edhe i Serbisë. Hagën nuk e dua fare. Sa u përpoqa që atje ti dërgoja shqiptarët, kurse tash… po ma përkujtojnë edhe mua. Nuk e prisja këtë nga populli im.

Mars – Rover (Satirë)

19 të vdekur pas përmbysjes së autobusit në Bolivi, mes tyre tre fëmijë

"Gara" për pasurinë minerale të Grenlandës