in

19 të vdekur pas përmbysjes së autobusit në Bolivi, mes tyre tre fëmijë

Nëntëmbëdhjetë persona humbën jetën pasi një autobus doli nga rruga dhe u përmbys në jug të Bolivisë. Policia shprehet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe. Autobusi ishte nisur nga La Paz për në Villachon, në kufi me Argjentinën.

Në një kthesë, autobusi doli nga rruga dhe u përmbys. Fatkeqësisht 19 humbën jetën mes tyre 14 gra, tre burra dhe dy fëmijë. Nëntë persona të tjerë, përfshirë shoferin, i cili u arrestua, u plagosën.

Anija me emigrantë niset nga brigjet italiane për të mbërritur në portin e Shëngjinit

Vuçiq: Serbia është sulmuar sot!