in

Vrasja e figurave kombëtare shqiptare

Luftëtari Shaban Kotori pushkatohet në Srem në pranverë të vitit 1945. Para tytave të skuadrës së pushkatimit i drejtohet Fadil Hoxhës në fytyrë me fjalët: Ti je tradhtar, ti je i shitur te serbët për të punuar kundër shqiptarëve”.

Shkruan avokati Zanfir Kryeziu

A është e mundur të konsideroheshin shqiptarët si nacionalistë e tradhtarë, vetëm pse e donin kombin e vet, atdheun dhe luftonin për të drejtat e veta kombëtare,duke mos pasur aspak pretendime teritoriale ndaj shteteve fqinje.

Partia e tyre ishte kombi dhe shteti-Shqipëria etnike.Andaj,me të drejtë mund të konstato- jmë se nuk ka shqiptar me ndërgjegje të shëndoshë kombëtare që të mos dëshiroj bashki- min e kësaj gjysmë Shqipërie në një shtet etnik. Mirëpo, asokohe fati i popullit shqiptar

në Kosovë dhe në Maqedoni ishte në truezën e kriminelëve jugosllavë. Çka ishte më e keqja,projektit srbomadh iu bashkue edhe PKSH-ja. Kriminelët jugosllavë çirreshin: “Elemetët e zotë shqiptar duhet të qërohen që tani”. I gjithë mëkati i tyre ishte pse e deshën lirinë, atdheun, kombin, gjuhën dhe flamurin e vet.Në janar të vitit 1945 në Kosovë shfarosja e shqiptarëve po bënte kërdi.Natyrisht komunistët Gjakovar si Xhavit Nimani, shef i OZNA-s për Kosovë,Fadil Hoxha komandant i aradhave partizane sllavo-komuniste etj s’ishin pa dijeni për masakrat ndaj popullatës së pambrojtur shqiptare por, ata në këtë drejtim heshtën duke mos ndërmarr asnjë veprim në parandalimin e tyre apo minimizimin e pasojave të tyre duke informuar populatën për ate se çka i pretë.

Ploja e madhe mbi ata që e deshën dhe luftuan për bashkimin kombëtar ishte gatuar. Kjo tregon se çfarë idealesh madhështore,çfarë zemrash të dëlira u vranë nga sllavo-komunistet të ndihmuar nga puthadorët komunist Gjakovar. Por, ata nuk do të vdesin  sepse historia dëshmoj se ata ishin viganë që me gjakun e tyre të derdhur për liri dhe bashkim kombëtar ruajtën etninë shqiptare në këto anë nga zhbërja e plotë. Dokumentet e proveniencës jugosllave i fshehin aktet kriminale.Por,populli shqiptar, i cili e përjetoi golgotën slave, ato ngjarje i nguliti thellë në kujtesën historike

Kryengritja e shqiptarëve në Drenicë në dy muajtë e parë të vitit 1945 ia dha grushtin më të rëndë makinës shfarosëse serbosllave.Ajo kryengritje nën udhëheqjen e trimave viganë, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica, u kthye në legjendë, duke u bërë burim frymëzimi për gjeneratat e ardhshme.Ajo ishte trumbeta më e fuqishme,duke alarmuar opinjonin ndërkombëtar për gjenocidin partizano-komunistë ndaj popullit shqiptar të Kosovës dhe të trevave tjera shqiptare nën Jugosllavi.

Vrasja e figurave kombëtare shqiptare

Natën e 27.09.1943 u vra Iljaz Agushi, Ministër në Qeverinë e Rexhep Mitrovicës, një figurë madhore kombëtare nga dy-tre komunistë prosllavë të Kosovës. Në korrik të vitit 1944 u likuidua nga antikombëtarët, Komisari atdhetar, Meriman Braha. Më 22 shtator 1944 vritet nga forcat antikombëtare në Kalanë e Dodës, Hajdar Dushi, luftëtar i flaktë për bashkim kombëtar. Më 1944 likuidohet nga OZNA Emrush Myftari, njëri ndër patriotët më të shquar të kohës. Në fund të vitit 1944, OZNA e zë në pabesi Gani beg Kryeziu dhe pas përfundimit të dënimit me burgim helmohet në burgun e Mitrovicës së Sremit me 1949. Më 30 janar 1945 në fshatin Tërstenik të Drenicës,vritet në atentat Asim Luzha së bashku me 21 përcjellës-bashkëluftëtarë. Po atë vit me skenar të OZNA-s vriten Tahir Deda dhe Rexhep A.Kabashi. Bedri Gjinaj, mësues e veprimtar i Lidhjes së Dytë të Prizrenit,helmohet në burg në janar të vitit 1945.Më 11 shkurt 1945 vritet prijësi i shquar i Shalës së Bajgorës, Adem Voca.Ndërsa, më 21-22 shkurt 1945 vriten dy kolosët e Krye- ngritjes në Drenicë, si rezistenca më e fuqishme kundër sllavo-komunistëve pushtues dhe kolaboracionistëve shqiptar,Shaban Palluzha dhe Mehmet Gradica. Vazhdon vargu i pushkatimeve të figurave të shquara gjatë vitit 1945 si Haki Taha, Ibrahim Banushi, Halim Spahiu, Ahmet Selaci, Bedri Pejani,Ymer Berisha,Xheladin Hana,Rifat Berisha, Mulla Idris Gjilani, Ibrahim Lutfiu,Marie Shllaku, Gjon Sereqi,Sak Fazlia,Bernard Llupi, Musa Shehu,Asllan Boletini,Gjergj Martini,Kolë Parubi,Hysni Zajmi e shumë e shumë të tjerë.

Luftëtari Shaban Kotori pushkatohet në Srem në pranverë të vitit 1945. Para tytave të skuadrës së pushkatimit i drejtohet Fadil Hoxhës në fytyrë me fjalët: Ti je tradhtar, Ti je i shitur te serbët për të punuar kundër shqiptarëve”. Vlenë të potencohet fakti thotë prof.dr.Nexhmedin Shala se pas familjes legjendare të Jasharajve të Prekazit,familje e Kryezive të Gjakovës pësoj më së shumti nga politika e komunistëve prosllave dhe veglave të tyre shqipfolës në Gjakovë e Kosovë.

Kështu, kalvari i vrasjeve të pjesëtarëve të kësaj familje me tradita nacionaliste filloj me Masakren e Hereqit në janarin e vitit 1945 meqë rast u masakruan 23 luftëtarë të “Lëvizjes Kryeziu” në mesin e të cilëve ishin edhe prijësit e saj Hasan Kryeziu dhe dr.Xhevat Kryeziu,duke vazhduar më pastaj me Isuf Kryeziu në masakren e Tivarit,Ismet beg Kryeziu,ministën në qeverinë Shqiptare të Rexhep Mitrovicës në Tiranë, me Sefedin dhe Murteza Kryeziu,të bijtë e Sylejman Beg Kryeziut,bashkëthemeluesit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit dhe kryebashkiakut të Gjakovës për shumë vite me rradhë,Gani Beg Kryeziu në burgun e Mitrovicës së Sremit me 1949 e deri te Dervish Kryeziu, sekretar i Gjimnazit Bedri Pejani i cili u vra në Pejë me 1951 në atentatin që iu organizua nga UDBA Jugosllave,vazhdoj në luftën e UÇK-së me Bahri Kryeziu,vllaun e Agron Krye- ziut komandantit të Brigadës 137 Gjakova në Burgun e Dubravës.

Për shkak të përndje- kjeve për likuidim fizik u detyruan që të arratisen në perendim figurat më amblematike të kësaj familje siç ishin Said Beg Kryeziu, bashkëthemeluesi i Komitetit Kombëtar ”Shqipëria e Lirë” të kryesuar nga Mit’hat bej Frashëri dhe Sylejman Beg Kryeziu, bashkëthemeluesi i Lidhjes së Dytë të Prizrenit,vazhdoi me burgosjen e grupit të intele- ktualëve të Kosovës të prirë nga Mr.Halil Alidema,(dhëndër i Kryezive të Gjakovës) dhe Mr.Ukshin Hotit, të cilit grup i takonin edhe regjisori i mirënjohurë Kosovar Ekrem Kryeziu, autori i dramës Epoka para Gjyqit së bashku me të vllain,avokatin Ali Kryeziu, Gani beg Kryeziu,nismëtari i bashkëpunimit të shqiptarëve me aleatët anglo-amerikan qysh nga viti 1939 dhe njeriu më i preferuar i tyre për luftë kundër nazifashizmit, anashkalohet nga qeveritarët prokomunistë Gjakovar, për shkak se e luftoj dhe e demaskoj komunizmin si ideologji antikombëtare.Asnjë institucion i Gjakovës gjer më tani nuk emertohet me emrin e këtij luftëtari sepse edhe pushteti aktual i AAK-së në Gjakovë, të cilët deklarativisht pretendojnë se u përkasin spektrit të djathtë të partive popullore evro-perendimore për pak vota të trashëgimtarëve të bashkëpuntorëve servilë të pushtuesit, u thurin akoma lavde atyre që pranuan ripushtimin e vendit nga sllavo-komunistet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Serbët aleatë vendimtarë të osmanëve në pushtimin e Ballkanit

Kili / Qyteti ku rrugët mbajnë emra shqiptarë