in

Von Cramon e akuzon Serbinë për shpifje dhe propagandë

Viola von Cramon, raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, përmes një postimi në Twitter e ka akuzuar Serbinë për shpifje dhe propagandë.

“Në Serbi janë zyrtarët qeveritarë dhe mediat e menaxhuara nga shteti që po shpërndajnë dezinformata dhe propagandë. Nuk të duhen robotët kur ju i keni televizionet, radiot dhe gazetat tuaja”, ka shkruar Von Cramon, raporton RTKLive.

Në këtë postim, eurodeputetja ka publikuar edhe një foto ku shihen billbordët e vendosur në Beograd me portretin e presidentit kinez, Si, dhe një falënderim për të më mbishkrimin “Faleminderit, vëlla Si”.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Kosnett: Kosova nuk duhet ta kthejë shpinën, po të vazhdojë dialogun

Hoti: Mbështetja ndaj sportit do të jetë e përhershme