in

“Vjosa Osmani thërret takimin me partitë politike për datën e zgjedhjeve”

Faton Peci, shefi i kabinetit të u.d. së Presidentes, Vjosa Osmani, ka thënë se ajo do të ftojë nesër në takim të gjitha partitë politike për të caktuar datën e zgjedhjeve.

“Ne planifikojmë qysh nesër të ftojmë të gjitha partitë politike për t’u dakorduar për datën e zgjedhjeve”, ka thënë Peci në Kanal 10.

Ai ka thënë se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë obliguese për të gjitha institucionet.

Gjykata Kushtetuese ka nxjerrë aktgjykim pro kërkesës së Lëvizjes Vetëvendosje për shpalljen të pavlefshëm votimin në Kuvendin e Kosovës për zgjedhjen e Qeverisë Hoti më 3 qershor, pasi për këtë qeveri kishte votuar edhe deputeti Etem Arifi, i cili kishte një aktgjykim përfundimtar nga Gjykata e Apelit.

Pas këtij aktgjykimi të Kushtetueses pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme brenda 40 ditësh nga data e shpalljes së tyre.

Lini një Përgjigje

LAJMI I FUNDIT: Kushtetuesja mori vendimin, vendi shkon në zgjedhje brenda 40 ditëve

Biden merr vaksinën ndaj koronavirusit në transmetim “live”