in

Biden merr vaksinën ndaj koronavirusit në transmetim “live”

Presidenti i zgjedhur amerikan, Joe Biden mori dozën e parë të vaksinës së tij Covid-19 në Newark, Delaware, të hënën gjatë një transmetimi televiziv “live”.

Presidenti i zgjedhur amerikan shoqërohej nga gruaja e tij Jill dhe e mori vaksinën në spitalin ChristianaCare nga mjekja Tabe Masa.

Kur Biden u pyet prej saj nëse ai dëshironte që të numëronte deri në tre para se të merrte vaksinën, ai u përgjigj prerë: “Jo, thjesht vazhdo kur të jesh gati”.

Tre ditë më parë ishte zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, i cili mori dozën e parë të vaksinës së tij kundër Covid-19 në Spitalin Mjekësor Walter Reed. Po ashtu si Biden edhe Pence e bëri vaksinat publikisht, në një përpjekje për të rritur besimin në sigurinë e vaksinës, e cila do të vihet gjerësisht në dispozicion të publikut vitin e ardhshëm.

Lini një Përgjigje

“Vjosa Osmani thërret takimin me partitë politike për datën e zgjedhjeve”

10 viktima dhe 422 pozitivë me koronavirus në Shqipëri