in

Vjosa Osmani infektohet me COVID-19

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, njëherësh edhe kryetare e Kuvendit, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se është infektuar me koronavirus. Ky është postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë!

Pasi disa të afërm me të cilët kisha kontakt rezultuan pozitivë në testin për Covid-19, u testova në IKSHKP dhe pak më parë u njoftova se edhe unë kam rezultuar pozitiv.

Në dy javët e ardhshme do të punoj nga shtëpia, duke u kujdesur që secili dokument a vendim që kërkon shqyrtim e vendimmarrje dhe që lidhet me përgjegjësitë e mia në të dy funksionet shtetërore që i ushtroj, të trajtohet në kohë. Po ashtu, një numër takimesh do t’i vazhdoj nëpërmjet platformave elektronike.

Përkundër kujdesit maksimal, po shihet që këto ditë virusi është kudo, më i përhapur se kurrë më parë, njëjtë i rrezikshëm si çdoherë. Prandaj, uroj që ta tejkalojmë këtë sfidë bashkërisht, duke mos e injoruar rrezikun nga virusi dhe kujdesin që duhet treguar.

Mirëmbetshi e shëndet të gjithëve!

Vjosa

 

Lini një Përgjigje

Hetimet ndaj ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh amerikanë

Rukiqi tregon për mënyrën e qarkullimit të punëtorëve në zonat e kuqe