in

Hetimet ndaj ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh amerikanë

Anton Berisha

 SHBA si faktori kryesor i çlirimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës, mban përgjegjësinë që krijesa e tyre të jetë e pranueshme ne dimension botëror.

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në “Debat Plus” ka treguar se ish-zëvendëspresidenti i ShBA-ve, Joe Biden kishte kërkuar nga liderët e Kosovës të votohej Gjykata Speciale.

John Clint Williamson nga Shtetet e Bashkuara ishte prokurori kryesor për Task Forcën Speciale Hetuese, që bëri hetimin e pretendimeve të përfshira në Raportin e Këshillit të Evropës të Dhjetorit 2010 nga Senatori Dick Marty.

Hetimet ndaj ish-pjesëtareve të UÇK-së, i ka kryer një grup prokurorësh amerikanë: Jack Smith, Alex Whiting, Alan Tieger; që kanë karrierë të gjatë në hetime penale, sidomos krime të luftës, krime kundër njerëzimit, si dhe veprave të tjera penale që lidhen me korrupsionin dhe trafikimin me njerëz.

Marrë parasysh se Joe Beiden pritet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA -së, atëherë ne duhet te jemi shumë të matur dhe të kujdesshëm për çdo veprim dhe se këtu na ka asnjë hapësirë për mënyrat tona, kryesisht sipërfaqësore e naive të tregimeve, e të mos i kushtoj edhe më shumë shtetit tonë.

SHBA si faktori kryesor i çlirimit dhe krijimit të shtetit të Kosovës, mban përgjegjësinë që krijesa e tyre të jetë e pranueshme ne dimension botëror.

Kryetari i PDK-se, z. Hoxhaj i vetëdijshëm per pasojat e mundshme e trajtoi me maturi dhe seriozitet gjithë temën, me një fjalë, për mendimin tim, bëri gjënë e duhur në këtë situatë komplekse.

Lini një Përgjigje

Landet e kundërshtuan Merkelin në masat drakonike

Vjosa Osmani infektohet me COVID-19