in

Veprimtari Astrit Leka feston 96-vjetorin e lindjes

Shkruan: Rexhep Rifati

   

Profesor Astrit Leka, gëzuar 96 vjetorin e lindjes, me respektin e madh për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë!

Shumë i respektuari Profesor, Astrit Leka, sot në 96 vjetorin e lindjes Tënde në Borshin e bukur afër Sarandës, një falënderim nga zemra për angazhimin e pashoq për gjashtë vjet rresht për vendosjen e bustit të Skënderbeut në Gjenevë ( 24 vjet më parë), në këtë metropole të diplomacisë botërore., ku edhe jeton profesor Astrit Leka me të shoqen gjithashtu mbi 90 vjeçare e që ishte ndër veterinaret e para femër në Shqipëri.

Dhe jo vetëm në Gjenevë, por kryetrimin tonë e ngrite dhe e lartësove në monumente edhe në metropole të tjera në anë të ndryshme të globit, duke e bartur trimërinë shqiptare nga kontinenti në kontinent, madje edhe tej Atlantikut.

Ndaj edhe me këtë rast në 96 vjetorin e lindjes , shumë shëndet e vullnet edhe për vepra të tjera arti, por edhe me një falënderim që vetëm një vit pas lindjes sime vizitove qytetin tim të Ferizajt, në vitin 1943, kur edhe takove Tefik Çangën për të vënë në lëvizje antifashiste forcat përparimtare shqiptare!

Faleminderit edhe derës së madhe Leka që përgjatë historisë dha emra të mëdhenj, që si shqiptarë na bëjnë krenar, madje edhe në Shtetet e Bashkuara edhe mjekun e famshëm, vëllain tënd, Agim Leka dhe të birin e tij Donald Lekën, një nga 200 shkencëtaret me famë botërore të shekullit 20-të!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Qeveria krijoi bazë për themelimin e Operës së Kosovës

Tensione në mbledhjen e KGjK-së, dy anëtarë ankohen për jotransparencë