in

Vdiq në Kroaci, 41-vjeçari shqiptar pjesë e Forcave të Armatosura

Gazmir Korbi, i cili humbi jetën tragjikisht në aksidentin e rëndë në Kroaci, ishte pjesë e komandës së Forcës Ajrore. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi. Në një postim në Facebook, Peleshi ka shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të Korbit.

“I dhimbshëm lajmi i ndarjes nga jeta të Gazmir Korbit, në aksidentin e ndodhur në Kroaci. Ai nuk mundi të kthehej më mes kolegëve të tij në kompaninë e mbështetjes në Komandën e Forcës Ajrore pas lejes së zakonshme. Ngushëllime familjes për këtë humbje të madhe dhe të parakohshme!”, shkruan Peleshi.

Ngjarja e rëndë ndodhi në autostradën A1 në Kroaci, ku autobusi u përmbys në pjesën anësore të rrugës. 41-vjeçari humbi jetën ndërsa mbetën të plagosur disa pasagjerë të tjerë. Sipas raportimeve, ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 minuta të së shtunës. I plagosur mbeti edhe shoferi shqiptar i autobusit, një 58-vjeçar i identifikuar si Adem Rexha.

Ambasadori i Shqipërisë në Kroaci, Riza Poda tregoi në një intervistë për Euronews Albania se 5 persona janë duke u trajtuar në terapi intensive në qytetin Karlovac. Ai tha se 4 të tjerë po marrin mjekim në spitalin e qytetit Ogulin.

“Unë isha vetë atje, u takova me mjekët, madje dhe vetë të lënduarit, bisedova me ta. Të lënduarit të cilët janë shtruar në spitalin e Karlovacit, komunikova ishin të vetëdijshëm të pestë, kuptohet kanë fraktura, kanë dëmtime, por sipas mjekëve të pestë personat janë jashtë rrezikut për jetën,” – u shpreh Poda.

Ai tha se koha ka qenë shumë e keqe dhe organet përkatëse ende nuk janë prononcuar në një deklaratë zyrtare për të vendosur fajin. “Shkaku ka qenë koha shumë e keqe, sidomos në pjesën ku ka ndodhur aksidenti,” – u shpreh Poda.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Qyteti ilir Albanopolisit

Deklaratë publike e avokatit Gazmend Halilaj