in

Deklaratë publike e avokatit Gazmend Halilaj

Miq, sot e kam marrë një përgjegjësi të re dhe të jashtëzakonshme përsipër.Atë të përfaqësimit juridik të familjes së Veprimtarit HAKI  IMERI, një familje e cila është ndër familjet më të përndjekura dhe të terrorizuara gjatë dhe pas luftës.

Një familje e cila historikisht nuk ka mundur të thehet e as të heshtet.Një familje e cila publikisht u doli hapur dhe në ballë, siç e do tradita e shenjtë e shqiptarëve, atyre të cilët i akuzoi për vrasjen politike të babait dhe vëllait të tyre, Haki Imeri.

Një familje e cila zgjodhi Drejtësinë në vend të Hakmarrjes.U doli përballë atyre të cilët njëherë i burgosen dhe i terrorizuan gjatë luftës ndërsa në mënyrën më mizore e dinake i vranë pas luftës.Sikur të mos ishte e mjaftueshme vrasja, ata ndërmorrën një fushatë të egër dhe të paprecedentë duke i terrorizuar në të gjitha format e mundshme për më shumë se 24 vjet.

Në vend se të akuzuarit të pastrohen para organit të drejtësisë, ata në një mënyrë të egër, tradhëtare e mashtruese organizuan dhe po ndërmarrin fushatë të paparë me kërcënimin, frikësimin, shantazhin, shpifjen, linçimin dhe diskreditimin kundër dëshmitarëve dhe familjarëve të anëtarëve të familjeve të viktimave dhe të vet viktimave.Kundër këtij plani terrorizues dhe kundër kësaj agjende të fshehtë, por edhe me pasoja të mundshme, sot pranë Organeve të Drejtësisë në Prishtinë e dorëzova Kallëzimin Penal, veçanërisht për ata që zgjodhën të bëhen protagonist.

U bëjë thirrje të gjithë anëtarëve të viktimave që të mos frikësohen, të mos heshtin, të mos lejojnë në asnjë mënyrë dhe për asnjë çmim të heshten nga ata të cilët i heshtën me vrasjet e tyre kriminale të gjitha zërat e drejta për një Kosovë demokratike, të pavarur dhe në aleancë të përjetshme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Unë jam vënë vullnetarisht në shërbim të kësaj kauze të drejtë dhe të shenjtë dhe të gjithë ata që ndjejnë nevojë, janë të mirëseardhur të më kontaktojnë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vdiq në Kroaci, 41-vjeçari shqiptar pjesë e Forcave të Armatosura

Patrullimet ajrore të NATO-s në kufirin Rumani-Ukrainë