in

Vaksina e “Modernas” siguron imunitet të paktën për 3 muaj

Vaksina kundër COVID-19 e kompanisë “Moderna”, bën që sistemi imunitar i njeriut të prodhojë antitrupa të fuqishëm, që qëndrojnë për të paktën tre muaj, tregoi një studim i publikuar të enjten.

Testimet e kësaj vaksine kanë treguar se ajo është efektive 94 për qind.

Studiuesit në Institutin Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Infektive (NIAID) në SHBA, që ishin pjesë e zhvillimit të vaksinës, analizuan përgjigjen imune të 34 pjesëmarrësve të rritur, të rinj dhe të moshuar, nga faza e parë e studimit klinik.

Ata thanë se antitrupat, të cilët ndalojnë virusin SARS-CoV-2 të pushtojë qelizat njerëzore, “ranë pak me kalimin e kohës, ashtu siç pritej, por ata mbetën në organizmin e të gjithë pjesëmarrësve, 3 muaj pas vaksinimit”.

Personat që kanë marrë pjesë në studim janë vaksinuar dy herë, me një diferencë kohore prej 28 ditësh. Edhe pse numri i antitrupave zbehet me kalimin e kohës, kjo nuk është domosdoshmërisht një arsye për shqetësim.

Vaksina “Moderna” do të rishikohet nga një komitet i Administratës së Ushqimit dhe Barnave (FDA) më 17 dhjetor, të cilët mund të japin dritën e gjelbër për aprovim emergjent dhe përdorim të menjëhershëm.

Lini një Përgjigje

Nënshkruhet Korniza e Bashkëpunimit të Qëndrueshëm Ekonomik 2021-2025

13 viktima e 782 raste pozitive me koronavirus në Shqipëri