Ajo ka nisur një karrierë të suksesshme të modelimit pasi u quajt ‘vajza më e bukur në botë’ kur bëri debutimin e saj derisa ishte ende fëmijë.
Thylane Blondeau pa shumë përpjekje la që bukuria e saj natyrore të shkëlqejë, derisa ishte në ndezjen e dritave të Krishtlindjes të enjten në rrethin parizian të Faubourg Saint-Honoré.

‘Për sezonin: Thylane Blondeau le bukurinë e saj natyrore të shkëlqejë ndërsa ndoqi ndezjen e dritave të Krishtlindjes në rrethin parisien të Faubourg Saint-Honoré të Enjten.
Me veshje ‘casual’, një xhaketë sportive e pantollona të ngushtë, Thylane kompletoi pamjen e saj me çizme të zeza dhe vathë prej ari delikat dhe me flokë të lëshuara natyrale .
Nëna e saj prezantuese televizive, Véronika Loubry, ishte gjithashtu e pranishme, dhe fotografonte pozat e Thylane.

Adoleshentja është gjithashtu vajza e futbollistit Patrick Blondeau. Ajo ka fituar titullin ‘vajza më e bukur në botë’ pasi filloi të modelonte si fëmijë.
Kur ishte vetëm katër vjeç, ajo eci në pistën për Jean-Paul Gaultier.

Shtatorin e kaluar, Thylane ishte në Itali për Javën e Modës në Milano, duke ecur në pasarelën e markës së modës BYBLOS.

Rreshti i parë ishte i mbushur me njerëz të famshëm nga Italia, ku modelja tregonte edhe ansamblin e saj nga marka që do të lançonte po atë muaj.
Thylane tani është një ambasadore e markës L’Oréal dhe është quajtur fytyra e një parfumi nga dizajnerja franceze, Lolita Lempicka.

Ajo gjithashtu është shfaqur në fushatën e Dolce & Gabbana në Pranverë 2017 së bashku me Zendaya, Lucky Blue Smith dhe Presley Gerber.

Thylane kohët e fundit u fotografua me një interes të ri dashurie ndërsa gëzonte një ditë pushimi nga orari i saj i zënë i punës.
Çifti u panë duke shijuar një takim romantik plazhi në shtator, por burimet ende nuk kanë konfirmuar se kush është ai.
Modelja më parë ishte në një lidhje me DJ francez Milane Meritte, por dyshja duket se janë ndarë në fillim të këtij viti. Dailymail
