Gazetari zviceran, Andreas Reich, ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, ku shihen disa bilbordë në Fushë- Kosovë me mbishkrimin “Liria ka emër”.
Reich ka thënë se një fushatë e tillë masive është organizuar pas arrestimit të ish-krerëve të UÇK-së nga Gjykata Speciale.
“Pas arrestimit të ish-komandantëve të UÇK-së, Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, një fushatë gjigante është organizuar në Kosovë përmes bilbordëve dhe në televizionin publik RTK. “Liria ka emër, UÇK” (20 nëntor, Fushë-Kosovë)”, ka shkruar Reich.