Më vjen çudi pse studentët nuk shkojnë të regjistrohen në Tiranë por shkojnë në UT. Poashtu dhe në Shkup ka mjaftë universitete private me arsimim cilësor dhe jo me korrupsion, por që me rëndësi nuk janë çerdhe të BDI-së.
E dimë se shumica ndalohen shkaku edhe i financave pasiqë mendojnë se janë shtrenjtë, por më llogari keni të paguani 2000€ vitin se sa 500€ vetëm një libri me plagjiatura të një profesori në UT.
Shpenzimet e juaja në krahasim me shpenzimet e një studenti në Universitetet private në Shkup kanë jashtëzakonisht krahasim të madhë. Thjeshtë janë mashtruar me çmimin e semestrit 200€, por më pas i shkatërrojnë pa pikë mëshire studentët e varfër.
UT-ja ashtu se ashtu është një universitet që nuk pranohet askund ndërkombëtarisht, kështuqë nuk ja vlen tē bëhen as sakrifica me shpenzime, e aq më pak të vuani nga presioni psiqik. Besjana Memeti nuk dënohet aq sa janë dënuar të tjerët, ajo do të vazhdoj tē mbetet sërish aty sikur nuk ka ndodhur asgjë, pasiqë lideri suprem i qëndron afër zonjushes analfabete. Por studentët kanë të drejtë të plotë të mbledhin dokumentat e tyre dhe të largohen që aty, pasiqë për atë universitet me atë kuadro nuk ja vlenë aspak .Prej rruge janë futur në universitet dhe na shesin mend për shkencë! Çfarë kuptoni more ju nga shkenca ku jeni bërë ligjerues në universitete pa studiju kurrë. Andaj bëheni ushtar të Ali Ahmetit se ai ua mundësoi kēto privilegje pa merit.


