Pal Islam Idrizi
Lufta e Çanakalasë, nga 17 Shkurt i vitit 1915 – deri më 9 Janar 1916, ishte njëra prej tragjedive më të mëdha njerëzore, betejë e cila nuk i kurseu popujt e kombet (përfshir këtu edhe shqipëtarët), jo për fajin e tyre por të krerëve të tyre. Për qëllime të tyre,vdiqën afërsishtë 250.000 veta,në mesin e tyre -25 mijë shqipëtarë, duke mbrojtur secili të vërtetën e vet të drejtën e vet, për Zotin, fenë dhe atdheun e vet (përveç të tanëve,shqipëtarëve që nuk dinin për çfarë luftonin e çfarë të mbronin). Pjesëmarrja mijëra shqiptarëve, pothuajse nga të gjitha viset etnike…! Por çfarë fituan ata???Shkuan…për çfarë??? Kush i mobilizoi këtë grumbull masiv njerëzish fatkeq!???
Ndërkohë që ushtarët serbë, rusë e bullgarë, ushtronin një dhunë ç’mendarake, e të pakursyer ndaj kujdo e kudo ku dëgjohej të flitej shqip.Në një katrahurë të tillë, kur shqiptarët sulmoheshin nga të gjitha anët…Paskan dalë “luftetarë vullnetarë”për të mbrojtur perandorin (e vdekur tashmë) otomane!???Në një kohë, kur shumë pak vite më përpara,në krye me Hasan Prishtinën,Idriz Seferin, Bajram Currin etj.ishte organizuar kryengritja e armatosur gjithëpopullre, kundër perandorisë pushtuese otomane!Në një kohë, kur vendi kishte nevoj më shumë se kurrë për ta, kur edhe të vdekurit donte t’i ringjallte, për ti dalur në krahë luftetarëve për lirinë e mëmëdheut.Dhe na dalkan… “vullnetarë 25 mijë veta!???”
Ndërkohë që ende nuk ishin përcaktuar kufujtë e Shqipërisë, nga çarqet ndërkombëtare!Pra i gjithi ky ishte një skenar i mirëpregaditur,dhe në shërbim të këti skenari më të zellëshmit ishin hoxhallarët.Sipas gojëdhënave (dëgjuar nga gjyshi dhe jo vetëm),që unë bazohem në to, fakte këto sepse ata vet e kishin përjetuar dhe kundërshtuar, (dhe jo nga kënga që i kushtohet betejës së Çanakalasë e cila këndohet edhe në shqip,e përkthyer nga turqishtja dhe me melodi po ashtu turke), aty ku mbaheshin takimet, ku mobilizoheshin, aty ku propagandohej,aty ku manipulohej, aty ku përfitimi (i hoxhallarëve) ishte i madh,-në xhami.Ky aktivitet antikombëtarë, po zhvillohej në të gjitha xhamit e katër vilajeteve shqipëtare.Kush përfitoi nga gjithë kjo katrahur???…
Sigurishtë që hoxhallarët dolën me xhepa plot dhe në bazë të kësaj “pasurie” ishin të ndikueshëm në popull, për interesa fetare (antikombëtare) paguanin mjaftueshëm njerëz të varfër duke manipuluar me ta.Përfituan fqinjët (armiqtë) tanë, sepse në përballje me paraardhësit tanë ishin më të shumtë në numër kurse të tanëve u mungonin 25 mijë luftetarë, të cilët po dergjeshin në tokat e për interesat turke,për hiç gjë.Humbën ne si komb.
Ky fakt dhe shumë e shumë fakte tjera, i bënë edhe sot hoxhollarët të inskenojnë-trillojnë gjëra pa vlerë e të paqena,gjithmonë në përpjekje për të mbuluar dëmet që i kan bërë vendit,popullit e historisë.Hoxhollarët nuk duan të kemi as edhe një ditë paqë,qetësi, sepse po e patëm një gjë të tillë… kanë frikë se mos dikush i zbulon dhe nxjerr në dritë të k’qijat e paraardhësve të tyre,të vet atyre,sepse kan po të njejtin qëllim.Përse hoxhollarët don me patjetër shumë,shumë xhamia dhe ato i quajnë si “shtëpia e zotit”?
I gjithë globi i përket atij, Zotit.Përse u dashka të “burgoset zoti”në disa objekte ku kundërmon era e këmbëve e e papstërtisë?Pra këta hoxhollarët dhe jo vetëm,këto objekte,të quajtura xhami, i përdorin për përfitim përsonal,aty ku fitimi është i madh e pa u djersitur.PalIslam Idrizi06.04 2022 Ingolstadt.


