U arrestuar ushtari rus, i dyshuar për vrasjen e tre ushtarëve në një bazë ushtarake në rajonin Voronezh të Rusisë perëndimore, kumtoi zëdhënësi i ushtrisë ruse.
I dyshuari për vrasjen e trefishtë është arrestuar nga “forcat e zbatimit të ligjit” dhe një hetim është duke u zhvilluar, tha ai. Sipas agjencisë së lajmeve TASS, i dyshuari u ndalua në një makinë, gjatë rrugës për në rajonin e Orenburgut, ku jetonte familja e tij.
I dyshuari, rekruti 20-vjeçar Anton Makarov, vrau një oficer me sëpatë për t’ia marr armën zyrtare dhe më pas hapi zjarr ndaj ushtarëve të tjerë.
Autoritetet dërguan helikopterë, dronë, policë dhe më shumë se 100 pjesëtarë të Gardës Kombëtare në kërkim të Makarovit.
Sulmi ndodhi në orët e para të mëngjesit në një bazë ajrore në rajonin e Voronezh, një qytet në Rusinë perëndimore.