Shkuan avokati Zanfir Kryeziu
Ardhja e Gani Kryeziut në Malësi të Gjakovës dhe proklamata e tij fuqizoj idenë për bashkimin e të gjitha forcave patriotike të vendit, në një front të përbashkët antifashist. Si rezultat konkret i përpjekjeve të t’ia ishte formimi i shtabit të ”Djemëve të Shqipës”- me qendër të përkohshme në Vlad (zonë e malësisë së Gjakovës), dhe zgjerimi i çetave luftarake. Shtabi i “Djemëve të Shqipës” përbehet nga:Hasan Kryeziu, Ali B.Zherka, Rrustem Abdyli, Shpend Hoxha, Ramë Osmani, Selim Musa, Musë Neza,Selim Bajraktari, Shpend Zherka, Dervish Kryeziu, Lazar Fundo dhe Said Kryeziu, nën udhëheqjen e Gani Beg Kryeziut kryente detyra ushtarake, politike e ekonomike.Mbështetje e armatosur e shtabit ishin çetat luftarake, të cilat kishin marrë një përpjesëtim të madh në tërë malësinë e Gjakovës.
Në këtë kohë,”shtabi operativ dhe Komiteti Krahinor i Jugosllavisë për Kosmetin” (me qendër në Malësi të Gjakovës), i pushtuar nga paniku, dhe në pamundësi të një sulmi të drejtpërdrejtë dhe për të fituar kohë përpiqej që ta mbante afër shtabin e “Lëvizjes Kryeziu” me fjalë dhe premtime të rrejshme, gjoja se kërkesat e Kryezinjve për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë do të meren parasysh,” pas përfundimit të luftës kundër okupatorit”.
Duke i njohur nga afër liderët sllavo-komunist, intelektuali Lazar Fundo deklaroi: Shqipëria nuk mund të bëhet duke mbajtur një qëndrim pritës sepse, Kremlini, Beogradi dhe Athina nuk i kanë ndryshuar orientimet e tyre armiqësore dhe skllavëruese karshi çështjes shqiptare.
Udhëheqja e PK të Shqipërisë, qysh herët u zu në “grepin” e Titos të cilin e kishte hedhur të maskuar me parullën”të bashkohem në frontin e luftës së madhe botërore antifashiste”, (brenda të cilit ishin: Bashkimi Sovjetik,SHBA,Britania e Madhe si dhe popujt tjerë të robëruar të botës), gjë që nga ky “bashkim” populli shqiptar nuk nxori asnjë përfitim, kështu që u detyrua me dhunë ti pranoj kufijtë politik të l913-tës, duke i lënë serish nën robërinë e serbit dhe grekut vëllazëritë tonë Kosovarë dhe Çam . Pos politikës së ndyrë të Titos, rol negativ me rëndësi vendimtare kanë luajtur edhe emisionet e huaja,të cilat sikurse më parë edhe në këtë kohë i konsiderojshin tokat shqipëtare si monedhë për ti kënaqur lakmit e shteteve ballkanike,fqinje me Shqipërinë dhe për ti lidhur këto me politikën e vet.
Kështu që lufta dhe sakrifica e popullit shqiptar për çlirim nuk gjeti përkrahje të sinqertë nga jashtë.
Titistët serbomëdhenj i kushtuan kujdes shumë të madhe shtypjes së kryengritjes shqiptare e në veçanti Shtabit të Lëvizjes Kryeziu i cili paraqitej si rrezik real për realizimin e planeve të tyre për ripushtimin e Kosovës. Në rrethanat e ndërlikuara që u krijuan nga agjentura e Titos dhe bashkëpunëtorët e tyre shqiptar, të cilët kishin humbur ndjenjën e formimit të shtetit etnik Shqiptar, shtabi i “Lëvizjes Kryeziu” ashtu sikur edhe çetat dhe grupet e ndryshme patriotike u detyruan të manovronin të veçuar nga fryma titiste e cila kishte infektuar shpirtin e disa shqiptarëve injorant të mashtruar nga propaganda titiste.
Rritja e mëtejshme e luftës kundër pushtuesve e tradhtarëve e bënte më të ngutshme aq edhe imperativ krijimin të një vije unike politike në luftën pa kompromis kundër pushtuesve nazifashist dhe serbo- malazias-maqedon, të cilët sikurse sot edhe atëherë mbanin me dhunë nën çizmen e rëndë të robërisë popullin dhe tokat shqiptare (Kosovë e Çamëri), të dhëna si plaçkë lufte nga Fuqitë e Mëdha.
Marrëveshja u arrit sidomos në mes të Shtabit të “Lëvizjes Kryeziu” dhe Çetës së Malësisë, e cila kryesohej nga “Mbreti i Maleve” Ramë Muj Hoxha.
Me 13 shkurt 1944 hordhitë gjermane më tepër se 8.000 vetë sulmuan malësinë e Gjakovës heroike,ku u ndeshen përball me malësorët trima. Lufta ishte e ashpër,armiku bëri terror të egër ndaj popullit, por nuk ia doli në krye që ti shpartalloj ushtarët e shqipes, dhe aq më pak ti largoi nga foleja e lashtë stërgjyshore. Forcat e “Lëvizjes Kryeziu” (1.200 veta), të Ram Muj Hoxhës(600 veta) në unitet sulmuan vijat e armikut në Devë,Vagovë, Kamë, Qaf Prush, Kepenek, Lajthizë e gjetiu, ku armikut i shkaktuan dëme të konsiderueshme dhe humbje njerëzish. Në pranverë lufta e malësorëve për LIRI morri hov, ajo u zgjerua edhe në Kosovë, gjysmën tjetër të Atdheut tonë të robëruar.Luftërat e një pas njëshme që i zhvillonte populli i malësisë së Gjakovës në fronte të ndryshme dëshmonin më së miri për rritjen dhe pjekurin e saj ideo-politike,por organizativisht akoma ishte e dobët për shkak të mungesës së një vije unike. Grupet dhe tarafet e ndryshme të infektuara nga propaganda komuniste që ishin të ndarë nga masa e gjerë e popullit shpresat i kishin varr pas qerreve të huaja, në të cilat ishin grumbulluar të gjitha plehrat e kohërave. BYTYQI – në periudhën e luftës së dytë botërore (në Malësi) mbajti peshën kryesore dhe luajti rolin vendimtar në asgjësimin e okupatorit nazifashist. Në krahasim me krahinat tjera të Malësisë së Gjakovës, Bytyqi është një ndër krahinat më të dëmtuara në njerëz dhe në vlera materiale. Në luftën e Bytyqit kanë marrë pjesë të gjitha krahinat e Malësisë dhe të Hasit, përmes çetave të Gani Kryeziut i cili ashtu si më parë edhe në këtë kohë luajti një rol me rëndësi në organizimin dhe zhvillimin e luftës anti-fashiste në Malësi, Has dhe Rekë, gjë që dëshmon mitingu i përbashkët i organizuar nga Gani Kryeziu dhe Muharrem Bajraktari,në vitin 1944 në Bregun e Krumave, në Has, ku morrën pjesë 500 veta.
Malësia e Gjakovës,ndonëse e plagosur për vdekje,dhe e ndezur flakë qëndroi në këmbë dhe sy pa trembur,armikut iu përgjigj me kundërgoditje akoma më të ashpra. Malësia heroike gjatë luftës nuk u përkufizua vetëm në truallin e sajë,por ka marrë pjesë aktive në fushën e luftës në Kosovë dhe pjesët e saja nën administratën e Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Luftime të ashpra kundër bandave Titisto – Drazhiste u zhvilluan sidomos në afërsi të Plavës dhe Gucisë. Pra, siç shihet, lufta e popullit shqiptarë në tërësi u tradhtua nga bashkim- vëllazërimi dhe lufta e përbashkët me popujt sllav të propaganduar nga partia komuniste në të dy anët e kufirit. Bandat e Titos nën maskën e miqësisë e të bashkëpunimit vëllazëror i vunë thikën e tradhtisë pas shpine popullit shqiptarë, e masakruan dhe ia grabitën truallin stërgjyshor.