in

U promovua romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i Resmije Kryeziut

  

Në sallën solemne të Institutit Albanologjik të Prishtinës, u bë promovimi i romanit “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i Prof. Dr. Resmije Kryeziut. 

Para auditorit për romanin e znj Kryeziu foli Floresha Dado, studiuese e letërsisë shqiptare dhe historiane e letërsisë. Ajo u përqendrua në vlerat letrare artistike dhe në temën që trajton romanin më i ri i R. Kryeziut.  

Dr. Muhamet Mala, studiues i historisë u përqendrua në faktorin dokumentar  historik dhe periudhën që trajton ky roman. 

Ndërkaq prof. Dr Hysen Matoshiu nga instituti Albanologjik u përqendrua në segmentet e caktuara të vlerave letrare artistike të romanit.  

Subjekt dhe protagonistë të romanit janë pjesëtarët e familjes Kryeziu, njërës ndër familjet emblemë e  shqiptarëve, që përfunduan tragjikisht në bunarët e Hereqit nga dora mizore e partizanëve serbo- kosovare, të udhëhequr nga komandantët partizanë të Gjakovës.  

Resmije Kryeziu është autore edhe e dy romaneve të tjera: “Rrota e ujit” dhe “Nën saç”, që u botuan kohë më parë.

Lini një Përgjigje

Itali: të rinjtë po ikin nga vendi

Trump pritet të burgoset dhe Nikki Halley do t´i fitoi zgjedhjet ?!