in

Trump pritet të burgoset dhe Nikki Halley do t´i fitoi zgjedhjet ?!

Sherif Ramabaja

Teori e bukur konspiracioni, do ta quajnë realistët. Përrallë e bukur ezopiane do ta quanin idealistët, kurse dëshirë e parealizueshme do ta quanin pesimistët.

Gjykimi ndaj ish presidentit Trump përfundoi, pritet vetëm shpallja e vendimit gjyqësor. Po u shpall fajtor mund të dënohet deri në 4 vite burg, mund të dënohet me para, me kusht, ose në këtë proces mund të shpallet i pafajshëm, sepse ndaj tij do të vazhdojnë edhe procese të tjera gjyqësore.

Çështja është se a do ta ketë përkrahjen e votuesve, edhe pas gjykimit, që ta zhvilloi fushatën zgjedhore për president. Nëse partia e tij është e pajtimit që ai ti prij fushatës zgjedhore, sipas kushtetutës amerikane, ai mund edhe nga burgu të bëhet president i SHBA.

Por po e humbi përkrahjen partiake, si i kompromituar nga skandalet dhe gjyqi i cili ia zbuloi të palarat, cili do ta vazhdonte garën presidenciale?

Pothuaj deri në fund përball Trumpit, për garën nga radhët e veta partiake, kishte qëndruar Nikki Haley, prandaj me shumë gjasa, ajo do të duhej t´u printe republikanëve në garën zgjedhore.

Para se të përfundonte gjyqi ndaj Trumpit, para godinës së gjyqit ylli i Holivudit aktori Robert Deniro (me prejardhje arbëreshe) para gazetarëve mbajti konferencë shtypi.

 Kurrsesi nuk duhet ta votoni Trumpin, apeloi ai. Po  arriti të kthehet edhe në herë në Shtëpinë e Bardhë, nuk do ta dorëzoj postin derisa të jetë gjallë. Pra do të jetë si të gjithë diktatorët e botës.

Kthimit të Trumpit më së shumti i frikësohet Evropa. Gjatë mandatit të parë ai i kërcënonte se nuk do të jenë nën mbrojtjen amerikane, nëse nuk i paguajnë dy përqindëshin e bruto produktit ndaj NATOS. Po ashtu Trump i sanksiononte eksportet e EU në tregun amerikan me taksa, e sidomos eksportin e industrisë automobilistike, që e godiste drejtpërdrejtë Gjermaninë. Pra fusha e tregtisë EU, SHBA me Trumpin kishte pësuar goditje të fuqishme, që kishte ndikuar edhe në ftohjen e raporteve mes aleatëve.

Në këto raporte aspak të mira ndikonte edhe ish Ambasadori amerikan në Gjermani Richard Grenell, i cili më vonë u caktua edhe si emisar amerikan në bisedimet Kosovë – Serbi.

 Motoja e tij ishte përparimi ekonomik i rajonit do të ndihmonte në zgjidhjen e problemeve politike, politikë të cilën e kishte zbatuar edhe EU ndaj Rusisë, por me agresionin rus ndaj Ukrainës u vërtetua se kjo  ishte tërësisht teori e gabuar. Ai së bashku me Thaçin, Vuçiqin dhe Ramën në prapaskenë punonin edhe në ndarjen e Kosovës, kurse tash po vërehet se tërësisht i mbron interesat serbe.

Në Evropë kohët e fundit po diskutohet se çfarë strategjie duhet të zbatojnë nëse Trump i fiton zgjedhjet. Bashkëpunimi është i domosdoshëm, por si do t`u përshtaten rrethanave të reja. Në këtë drejtim edhe shqiptarët duhet të zhvillojnë një strategji, ose të shpresohet në teorinë e konspiracionit që Nikki Haley do të bëhet presidente.

Lini një Përgjigje

U promovua romani “Atë natë bunarët kanë gjëmuar” i Resmije Kryeziut

Gykata cakton 15 ditë burg për kritikun e Putinit të arrestuar në Rinas