in

Turqia që i vrau 1 milion armenë, ende nuk e pranon gjenocidin

Turqia, bashkë me Azerbajxhanin, janë dy shtetet e vetme në botë që fuqishëm e mohojnë një ngjarje të pamohueshme historike – gjenocidin e kryer nga Perandoria Osmane ndaj rreth një milion armenëve më 1915 dhe 1916, gjatë Luftës së Parë Botërore.

Sipas Ligjit Tehcir, të miratuar nga osmanët në vitin 1915, rreth 800.000 deri në 1.2 milion gra, fëmijë, pleq dhe të sëmurë armenë janë dëbuar për në “marshet e vdekjes” drejt Shkretëtirës Siriane më 1915 dhe 1916.

Të përcjellë nga eskortat e paramilitarëve, të dëbuarve nuk u jepej ushqim dhe ujë dhe kohë pas kohe ishin objekt i plaçkitjeve, dhunimit seksual dhe masakrimit gjatë rrugëtimit. Vetëm rreth 200.000 të dëbuar ishin ende gjallë në fund të vitit 1916.

Sidoqoftë, qeveria turke mohon se është kryer ndonjë krim ndaj popullit armen. Me ardhjen në pushtet më 2002, partia konservatore e presidentit Erdogan iu qas gjenocidit armen thjesht si “ngjarjet e vitit 1915”.

Në vitin 2019, presidenti turk, Rexhep Erdogan, reagoi ashpër kundër vendimit të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA për njohjen e gjenocidit armen, duke thënë se kjo njohje është “e pavlerë” dhe “fyerja më e madhe ndaj popullit turk”.

Sidoqoftë, gjenocidi i Perandorisë Osmane ndaj armenëve njihet nga shumë vende. Deri në vitin 2019, 32 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara, Gjermaninë dhe Rusinë, e kanë njohur këtë ngjarje si gjenocid.

Qëndrim krejt tjetër Turqia mban ndaj viktimave azere të Masakrës Khojaly, të cilat u vranë nga forcat e armatosura armene në vitin 1992. Sipas qeverisë së Azerbajxhanit, në këtë masakër janë vrarë 613 persona, ndonëse numri i saktë nuk dihet.

Në vitin 2012, Komisioni për Marrëdhënie të Jashtme i Asamblesë Kombëtare të Turqisë e njohu Masakrën Khojaly, të cilës iu referua si gjenocid.

Të premten, presidenti turk, Rexhep Erdogan, u përkujdes që ta përkujtonte përvjetorin e kësaj masakre me një postim në Twitter

Lini një Përgjigje

Pas bombardimeve në Siri: A e ka radhën Irani?

Amerika ka fuqi të mjaftueshme për të rinegociuar marrëveshjen bërthamore me Iranin